“Hajvan”, Financial Times shpjegon se si Kurti e ofendoi opozitën me terma kafshësh

“Hajvan”, Financial Times shpjegon se si Kurti e ofendoi opozitën me terma kafshësh

Fyerjet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ndaj opozitës eskaluan gjatë fushatës zgjedhore. Bile, ky ia dha kapakun duke deniguar edhe në terma kafshësh ndaj tyre. Pas mbylljes së procesit zgjedhor, Kurti mbajti një fjalim para mbështetësve të vet, duke i quajtur kundërshtarët politik “Hajvan”. Lidhur me këtë, gazeta e njohur britanike “Financial Times”, i kushtoi […]

Fyerjet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ndaj opozitës eskaluan gjatë fushatës zgjedhore.

Bile, ky ia dha kapakun duke deniguar edhe në terma kafshësh ndaj tyre.

Pas mbylljes së procesit zgjedhor, Kurti mbajti një fjalim para mbështetësve të vet, duke i quajtur kundërshtarët politik “Hajvan”.

Lidhur me këtë, gazeta e njohur britanike “Financial Times”, i kushtoi një artikull sjelljes së kryetarit të Vetëvendosjes.

Madje në artikull, thuhet se Kurti do të detyrohet të kërkojë partner koalicioni, pasi dështoi që të fitojë shumicën e ulëseve në Kuvendin e Kosovës.

“Kurti, një nacionalist i majtë i linjës së ashpër, i cili ka ngritur nervat mes politikanëve rivalë, udhëheqësve ballkanikë dhe aleatëve të Kosovës që nga ardhja në pushtet në vitin 2021, fitoi pak më shumë se 40 për qind të votave në votimet e së dielës. Tri partitë kryesore opozitare, të cilat kanë një qëndrim më të fortë properëndimor se Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit, morën së bashku 47 për qind” shkruan Financial Times transmeton Klankosova.tv

Financial Times, shkruan se një qeverisje më pro-perëndimore do të mirëpritet nga aleatët, të cilët e shohin nacionalizmin në rritje të vendit nën pushtetin e Albin Kurtit si kërcënim për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shprehja “Hajvan” e përdorur nga Kurti

Gazeta britanike mes tjerash ka shkruar për tonet e Kurtit gjatë “festës” së Vetëvendosjes të dielën vonë. Madje, shpjegon edhe se çfarë do të thotë fjala “hajvan”.

“I patë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë: thojshin buxheti i shtetit do të bëhet ma i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash” – tha Kurti në Prishtinë.

“FT” tregon se kjo është fjalë shqipe për kafshë dhe se përdoret si term nënçmues.

“Ata premtuan rritje pagash më shumë se sa që kanë mjete…Por koha e hajvanave ka kaluar”.

Mes tjerash përmenden edhe deklaratat e Bedri Hamzës, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, i cili përjashtoi koalicionin e mundshëm me Kurtin.

“Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Vetëvendosjen. Kemi shumë dallime, ata duan pushtet absolut”.

Edward Joseph, eksperti për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, ka thënë se palët në Prishtinë duhet të rregullojnë aleancat perëndimore.

“Nëse duan marrëdhënie të mira me SHBA-në, do të duhet të kenë parasysh se çfarë diktojnë interesat strategjike të Kosovës” – tha Joseph. “Ky është një vend i vogël me një fqinj shumë armiqësor si Serbia, i cili ka mbështetje nga Rusia, Kina dhe madje edhe Irani.   Ju duhet SHBA-ja. Është një realitet strategjik”.

Analisti Agon Maliqi ka thënë se përpara janë disa sfida.

“Skenari i vetëm në të cilin unë shoh një qeveri më të mbështetur në dialog është një koalicion më i madh mes Kurtit dhe një prej partive kryesore opozitare”, tha ai.

“Opozita dhe Kurti kanë pikëpamje shumë të ndryshme” shtoi Maliqi.

“Të gjitha partitë opozitare do të preferonin të koordinoheshin me perëndimin.  Por, bazuar në retorikën e mbrëmshme, Kurti duket se është në modalitet polarizimi, jo konsensusi”.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit