Haki Abazi flet për përçarjet në VV: Kurti ka dosje me emra të deputetëve

Haki Abazi flet për përçarjet në VV: Kurti ka dosje me emra të deputetëve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, i cili u shkarkua nga Komisioni i Punëve të Jashtme, nga partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ndaj tij është bërë luftë speciale që disa vite. Abazi, ka thënë se në bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ky i fundit ia ka prezantuar një dosje […]

Abazi, ka thënë se në bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ky i fundit ia ka prezantuar një dosje e shkruar sipas tij nga Dejona Mihaili, me kritika ndaj tij.

Abazi ka thënë se edhe Kusari ka shkruar kritika për të në atë dosje.

“Kjo më është thënë më vonë nga Kurti, kur kemi bisedu për problemet, dhe dosjen që e ka nxejrrë dosjen e krijuar nga Dejona Mihaili…. Nuk e kam parë në tërësi, por në pjesë e tyre thotë që nuk ke qenë këtu për me votu buxhetin, kam qenë në Amerikë dhe trillimet e pafundme që zonja Kusari ka shkru dhe jo vetëm për mu”, ka thënë ai.

Deputeti Abazi, ka dhënë detaje për përmbajtjen e dosjes, ai ka thënë se aty është përmendur një debat që e ka pasur me deputetin Armend Muja, gjatë një vizite në Tiranë.

“Një diskutim kot me Armend Mujën në vizitën e kryetarëve të komisioneve ne Tiranë. Në drekë punë ndodhi një situatë e akullt e mosrespektimit të protokollit. Me përvojën time ndërhyra që akulli të shkrihet, kjo ishte ndërmjet zonjës Mimi Kodheli dhe Armend Mujës”, ka thënë ai.

“Kjo është bërë pjesë e dosjes. Muja e merr fjalën pa ju dhënë fjala, Kodheli po e bënte udhëheqjen e takimit dh kërkoi me mirësi nga ai që të mos vazhdojë sepse nuk ishte radha e tij.  Aty për aty u krijua tension dhe ngrirje e bisedës. Unë thash që tradita në Kosovë është që shtëpia është e Zotit dhe mysafirit, Muja morri fjalën duke e konsideru veten edhe si mysafirë në Shqipëri. Kjo hyri në dosjen e Kurtit”, ka vijuar ai në Debat Plus.

Ai ka deklaruar se edhe emërimi si kryetar i komisionit ka qenë nga frika se mos nuk do të e votonte për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tha se asnjëherë nuk do ta dërgonte vendin në zgjedhje dhe se pretendimet e Kurtit nuk janë të vërteta.

Të ngjashme
Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon sërish për protestën në Tiranë

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon sërish për protestën në Tiranë

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Rrëqebulli ballkanik kapet nga objektivi i fotografëve (VIDEO)

Rrëqebulli ballkanik kapet nga objektivi i fotografëve (VIDEO)

Ky dyshohet të jetë shkaku i aksidentit në Gjermani ku vdiqën dy të reja nga Kamenica

Ky dyshohet të jetë shkaku i aksidentit në Gjermani ku vdiqën dy të reja nga Kamenica

Hodhi armën sapo pa policinë, intervistohet një 40-vjeçar në Ferizaj

Hodhi armën sapo pa policinë, intervistohet një 40-vjeçar në Ferizaj

Kosova mes importit të shtrenjtë të rrymës dhe ofertës amerikane për gaz

Kosova mes importit të shtrenjtë të rrymës dhe ofertës amerikane për gaz

Pacientët presin deri në 6 muaj për operime në Kirurgjinë Abdominale

Pacientët presin deri në 6 muaj për operime në Kirurgjinë Abdominale

Romelu Lukaku mesazh tifozëve pas paraqitjeve zhgënjyese të Belgjikës në Botëror

Romelu Lukaku mesazh tifozëve pas paraqitjeve zhgënjyese të Belgjikës në Botëror