Haki Abazi: Të gjithë emrat për punësime në borde vijnë nga Mimoza Kusari

Haki Abazi: Të gjithë emrat për punësime në borde vijnë nga Mimoza Kusari

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, i cili u shkarkua nga Komisioni i Punëve të Jashtme, nga partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ndaj tij është bërë luftë speciale për shkarkimin e tij. Sipas Abazit të gjitha emrat për punësime në borde vijnë nga shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e […]

Sipas Abazit të gjitha emrat për punësime në borde vijnë nga shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e Dehona Mihali.

“Nuk ishte çështja e emrit të kryetarit të Komisionit, por kishte të bëjë me parimin. Dy herë u votua. Herëne aprë kur nuk u siguruan votat e mjaftueshme, u insistua, u bë presion edhe në momentet e fundit. Jo që ky presion u fillua me ditë të tëra, duke thirrë deputetë secilin prej tyre, përfshirë edhe të minoriteteve, përfshirë edhe kërcënimin me pozicionin e anëtarëve për të ardhur në parlament me shkarkimin tim. Në mënyrë specifike emrin tim, jo edhe anëtarët tjerë të Komisionit, jo edhe për të klamufluar se kinse po bëhen lëvizje edhe të komisioneve të tjera, por në fakt është bërë thirrje e kërcënim ndaj deputetëve. Znj. Kusari e Dehona Mihali apo kush tjetër për ta bërë këtë shërbim e kanë bërë këtë”, tha Abazi në “Debat Plus”.

“Mendoj kjo është një gradacion i ngadalshëm i pozicioneve që i kam kuptuar në përfundim e zgjedhjeve të fundit. Unë kam pasur biseda dhe tentime të bisedave me Kurtin për çështjet me të cilat kanë pasur vlerë dhe kanë për ndërtimin e konceptit dhe forcimin e demokracisë brenda VV-së. Debati brenda Grupit Parlamentar ka zero vlerë sepse nuk zhvillohet fare, vendimet vijnë të kryera vijnë nga zonja Kusari, nuk diskutohet fare, qoftë edhe në emërimet në pozitat rëndësishme, si në bordet publike”, ka thënë Abazi ./Periskopi/

Të ngjashme
Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën