Haki Rugova për kryetarin e ri të LDK-së: Kam plot emra që më pëlqejnë

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit i pari i LDK’së Isa Mustafa dha dorëheqje pas rezultatit që tregoi kjo parti. Kuvendi i LDK’së pritet së shpejti të mblidhet për zgjedhjen e një kryetari të ri, ku deri më tani vetën Anton Quni e Melihate Tërmkolli kanë shpallur kandidaturën për kryetar të kësaj partie, shkruan Periskopi. Për […]
Kuvendi i LDK’së pritet së shpejti të mblidhet për zgjedhjen e një kryetari të ri, ku deri më tani vetën Anton Quni e Melihate Tërmkolli kanë shpallur kandidaturën për kryetar të kësaj partie, shkruan Periskopi.
Për këto zhvillime Periskopi ka kontaktuar anëtarin e LDK’së Haki Rugova i cili tha se ka shumë emra që ai i ka të pëlqyer për të qenë i pari i LDK’së por se nuk dëshiron të i bëjë publik.
Ai tha se kuvendi do të vendos se kush do ta udhëheq këtë parti, mandej kryetari i ri do ta zgjedh ekipen e tij.
“LDK është në kuvend të jashtëzakonshëm, për shkak të dorëheqjes së Isa Mustafa, kuvendi do ta zgjedh kryetarin e ri, ai do ta zgjedh ekipin e ri edhe kaq. Për kandidaturat vendos kuvendi. Kuvendi ka me i votu ata. Unë kam plotë emra të pëlqyer por nuk du me ti dhënë asnjë, kuvendi vendos aty, jo unë, unë jam anëtarë kuvendi edhe si të gjithë të tjerët do ta jepi votën time. Kuvendi ka mu mbajtë ende nuk është caktuar data për mbledhjen e kuvendit”, tha Haki Rugova për Periskopin/PERISKOPI












