Halil Thaçi e bën punë të kryer: Kurti do të jetë kryeministër, Konjufca kryeparlamentar

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Halil Thaçi thotë se është i bindur se Qeverinë do ta formojë Vetëvendosje, madje atë me 63 vota. “Me 63 vota, kryeministër do të jetë Albin Kurti, e kryeparlamentari Glauk Konjufca”, tha Thaçi për media., transmeton Periskopi. Ai tutje u shpreh se këto vota vijnë nga deputetët që janë përgjegjës […]
“Me 63 vota, kryeministër do të jetë Albin Kurti, e kryeparlamentari Glauk Konjufca”, tha Thaçi për media., transmeton Periskopi.
Ai tutje u shpreh se këto vota vijnë nga deputetët që janë përgjegjës për shtetin e Kosovës.
“Po shpresoj që do ta bëjmë edhe pa PDK-në, kryeministër do të jetë Albin Kurti e kryeparlamentari, Glauk Konjufca – qashtu me vota, 63 vota, këto vota po bëhen nga deputetët që janë përgjegjës për shtetin e Kosovës”, tha ai për Kallxo.com
Kujtojmë se sot lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës në kuadër të regjistrimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë arritur që të sigurojnë një mandat për legjislaturën e 9-të me radhë.
Pas regjistrimit, Kurti nuk ka dashur që të flasë para mediave kur është pyetur në lidhje me formimin e qeverisë së re të vendit.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, LVV-ja mori 48 mandate, numër ky i pa mjaftueshëm për të qeverisur e vetme në Kosovë.












