Haliti: Besoj se Manastiri i Deçanit ishte në tavolinën Osmani-Kurti-Blinken – Nuk i ka thirrë se çka po mendojnë për Amerikën

Haliti: Besoj se Manastiri i Deçanit ishte në tavolinën Osmani-Kurti-Blinken – Nuk i ka thirrë se çka po mendojnë për Amerikën

Anëtari i komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti në një intervistë për Periskopin ka folur për marrëveshjen mbi 200 milionëshe me MCC’në dhe  takimin e krerëve të shtetit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Për këtë të fundit thotë se në tavolinë ka pasur mesazhe të qarta.

Sipas Halitit, temë diskutimi duhet të ketë qenë marrëveshja për Manastirin e Deçanit, e cila nuk po zbatohet ende nga Qeveria Kurti, përkundër verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.

Haliti ka folur edhe për politikën e punën e ministres Donika Gërvalla, të cilën e vlerëson si pa ndonjë ndikim, anti-amerikanizmin e Kurtit e reflektimin e tij,  si dhe për jetëgjatësinë e Qeverisë aktuale.

Intervista e plotë:

Periskopi: Si e shihni marrëveshjen mbi 200 milionëshe me MCC’në. Qeveria Kurti  e nënshkroi, por kush mban meritat për atë marrëveshje?

Xhavit Haliti: Sa i përket marrëveshjes me MCC, edhe mos me pasë shku këta, veç ministrja ka mujt me nënshkru edhe me u kthy. Ka qenë një proces i gjatë i trajtimit të kësaj dhe nuk është hera e parë që MCC jep fonde për interes të zhvillimit të Kosovës. Amerika nuk merr vendime AD Hoc. I kanë të planifikuara fondet për ndihmë edhe për të tjetët, jo vetëm për Kosovën.

Periskopi: Qysh e komentoni takimin Kurti&Osmani-Blinken. Sekretari Amerikan i Shtetit vlerësohet të ketë dhënë  mesazhe të qarta. Sipas jush, çka do të pasojë nga ky takim?

Xhavit Haliti: Unë po besoj që çështjen e zbatimit të marrëveshjes për Manastirin e Deçanit, Albin Kurti dhe presidentja e kanë pasë në tavolinë. Por kanë pasë edhe marrëveshje tjera.  Se marrëveshjet që i ka nënshkruar dikush tjetër, nuk janë me emër,  por të kryeministrit, presidentit, ministrit të jashtëm. Jo marrëveshje të individit. Ai që është i ulur në karrigen e këtyre tri posteve dhe janë në domenin e tyre e janë marrëveshje ndërkombëtare, janë të obliguar t’i zbatojnë. Nëse nuk i zbatojnë, pasojat politike, raporteve të ndryshme ndërkombëtare dhe këdo do kenë pasoja dhe është e vështirë të tërhiqet nga këto marrëveshje. Nëse fuqia jonë është më e madhe se sa ato marrëveshje… Ne duhet bërë një proces negocimi për këto marrëveshje me garantuesit e marrëveshjeve paraprake, që kanë njoft dhe garantu pavarësinë, lirinë e Kosovës e kanë bombardu për të shpëtu popullin kosovar nga shteti i Serbisë.

Periskopi: Zotëri Kurti që nga ardhja në pushtet është quajtur anti-amerikan, për shkak disa deklaratave e qëndrimeve të tij. A ka nisur të reflektojë tash kryeministri?

Xhavit Haliti: Zotëri Kurti ka bërë gabime në të kaluarën në këto raporte dhe normalisht që gabimet politike nganjëherë paguhen. Por nuk është vonë për të reflektuar. Unë mendoj që kohët e fundit, në vend pozicioni i tij që e ka si kryeministëe i Kosovës, sinjalet i ka dhënë shumë pozitive në drejtim të marrëdhënieve  me SHBA. Unë po besoj që takimet që i ka pasë brenda katër mureve, ka refletuar nëse është kritikuar për ndonjë çështje. Vet fakti që Blinken ka pranuar ta takojë, atë dhe presidenten, i ka takuar të dy bashkë për t’ju dhënë mesazhe jo për t’ju thënë çka po mendoni për Amerikën. Është mesazh që ne ju ndihmojmë, por ju kryeni detyrat.

Periskopi: Ju jeni edhe anëtar i komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme. Sipas jush, ku po qëndron Kosova me politikë të jashtme.  A po shihet puna e ministres Donika Gërvalla?

Xhavit Haliti: Kosova është vend i vogël, zonja ministre Gërvalla nuk ka naj ndikim në politikat as të brendshme shtetërore, e as në politikat ndërkombëtare. Realisht ne s’kemi politkë të jashtme shtetërore, të përcaktuar dhe të paracaktuar dhe të miratuar, e cila pastaj i jep mundësi komisionit dhe paralementit për të gjykuar dhe kritikuar e për të mos mbështetë. Politikat në ministrinë e Punëve të Jashtme, në të gjitha pa përjashtim, kanë bërë politika personale, ditore për interesa elektorale më shumë. Edhe kanë kryer detyrat e tyre. AJo që ka rënë në sy është ndërrimet nëpër ambasada të Kosovës. Unë po e kutpjoqë dëshira e secilit që e merr detyrën është për të qenë i suksesshëm prandja uroj që të jetë e suksesshme ministrja. Është edhe një problem, se e kam përjetu edhe vet dhe e di si është situata. Ajo ka familjen jashtë Kosovës dhe normalisht që ka edhe obligime fmailjare, por mbi të gjitha s’ka politikë shtetërore të miratuar, që do të duhej ta zbatonte ajo.

Periskopi: Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi tha se Qeveria Kurti në vjeshtën e vonshme do të bie. Çka mendoni, a do ta ketë gjatë kjo qeverisje?

Xhavit Haliti: Unë s’kam ndonjë informacion të tillë. Ne mund të flasim edhe për të pamundshem por nuk i dihet ajo punë. Nuk i kemi zbatuar rregullat që zbatohen në shtetet demokratike. Sa i përket mocionit të mosbesimit të qeverisë, në çdo vend të botës, kur ka mocion, qeveria duhet t’i ketë votat, jo opozita. Ajo duhet t’i ketë votat për ty’ia dhënë besimin më tutje. Nuk ekziston kjo në praktikat e rregullat që kanë shtetet demokratike në perëndim. Gjithmonë kur ka mocion, qeveria duhet t’i ketë deputetët në kuvend, të paktën 61 vota. Opozita s’ka nevojë me i mbledhë votat për me e rrëzu. Nëse Qeveia nuk i ka aq vota, duhet me u dorëzu, me dhënë dorëheqje vet. Tash a është kjo situatë, a jo, unë s’kam informacion.

Intervistoi: Kaltërina Misini

 

 

 

Shpërndaje në: