Haliti për zgjedhjet amerikane: Raportet mes Kosovës dhe SHBA nuk munden me pasë ndryshim asnjëherë, si republikanët dhe demokratët na mbështesin

Haliti për zgjedhjet amerikane: Raportet mes Kosovës dhe SHBA nuk munden me pasë ndryshim asnjëherë, si republikanët dhe demokratët na mbështesin

Sot pothuajse e gjithë bota sytë janë të drejtuar nga Amerika. Kjo pasi qytetarët amerikanë votojnë për zgjedhjet presidenciale. Gara zhvillohet mes ish-presidentit republikan, Donald Trump, dhe nënpresidentes demokrate, Kamala Harris. E, për këto zgjedhje në një prononcim për Periskopin, ka folur deputeti, njëherit anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Xhavit Haliti. Ai ka […]

Gara zhvillohet mes ish-presidentit republikan, Donald Trump, dhe nënpresidentes demokrate, Kamala Harris.

E, për këto zgjedhje në një prononcim për Periskopin, ka folur deputeti, njëherit anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Xhavit Haliti.

Ai ka thënë se pavarësisht fituesit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndryshojnë raportet me Kosovën.

Sipas, tij vendi ynë duhet të vazhdojë bashkëpunimin me Amerikën.

Haliti thotë se është politikë e SHBA-së që Kosova të jetë shtet i pavarur.

“Amerika në përgjithësi është vendi që shqiptarët janë orientu tek ajo, kanë besimin dhe mbështetjen tek ajo. Sa i përket cështjeve që kanë të bëjnë me neve besoj që do të duhej të përgatitemi, me vazhdu miqësinë, me vazhdu lojalitetin politik, kontaktet dhe bashkëpunimin për të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me Kosovën.

Jo raportet mes Kosovës dhe SHBA nuk mundet me pasë ndryshim të raporteve asnjëherë. Përkrahja e Amerikës ka qenë e njëjta edhe kur kanë qenë republikanët në pushtet, edhe demokratët në pushtet, nuk kanë pasë ndonjë dallim. Kur kanë qenë demokratët në pushtet Kosova është cliru me luftën e UCK-së, dhe bombardimeve të NATO-s. Kur kanë qenë republikanët e kanë mbështet Kosovën në shpalljen e pavarësisë, prandaj është politikë e SHBA-së që Kosova të vazhdojë rrugëtimin e saj për të qenë shtet i pavarur dhe i integruar në institucionet ndërkombëtare”, ka deklaruar ai për Periskopin.

Kujtojmë që, kandidatja demokrate Kamala Harris, u është drejtuar me një letër të hapur komunitetit shqiptaro amerikan, ku ndër të tjera ajo vlerëson lidhjet e fuqishme të shqiptarëve me SHBA.

Në letër ajo thekson ndihmën amerikane edhe për Pavarësinë e Kosovës dhe mbështetjen që do të vazhdojë ta japë, në qoftë se ajo do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, pas zgjedhjeve të 5 nëntorit.

“Amerikanët shqiptarë kanë bërë kontribute të çmuara për kombin tonë për gjenerata të tëra, duke treguar një angazhim të thellë ndaj familjes, komunitetit dhe përpjekjes për liri. Janë qindra mijëra amerikanë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe qëndresa e komunitetit shqiptar amerikan vazhdon të na frymëzojë të gjithëve”, nis letrën e saj Kamala Harris./Periskopi

 

Të ngjashme
Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë