Hallakaten mediat serbe, nuk dinë as vetë çka shkruajnë për një aksion të Policisë së Kosovës

Hallakaten mediat serbe, nuk dinë as vetë çka shkruajnë për një aksion të Policisë së Kosovës

Portalet serbe shkruajnë se Policia e Kosovës ka disa ditë që ka nisur një aksion të quajtur ‘Unaza e çelikut”. Deri këtu në rregull, por në raportimin që e bëjnë, ku ‘hyjnë e dalin’ është mjaft e komplikuar. Në fillim shkruajnë se aksioni është një aksion normal i Policisë në kufijtë e Kosovës, për të parandaluar krimin dhe korrupsionin. Më vonë, e thërrasin zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin në telefon, i cili u thotë se s’ka diçka të jashtëzakonshme. Por, disa prej tyre, thonë se ky aksion po bëhet për të ‘intimiduar serbët e Kosovës’…

Mediat serbe shkruajnë se forcat policore të Kosovës kanë shtuar praninë rreth ‘linjave administrative’.

Sipas Blicit serb, ky aksion është titulluar ‘Unaza e çelikut’ ka nisur që prej disa ditësh dhe ai po ndodh rreth kufijve. Sipas Blicit serb, ‘anëtarët e policisë të të ashqutuajrutës Kosovë janë nga të gjitha rajonet e këtij vendi”.

Mediat serbe shkruajnë se ‘Unaza e çelikut’ nuk është një emër i panjohur operacionesh për Policinë e Kosovës. Ata kujtojnë se një operacion nën emrin e tillë ishte bërë edhe gjatë barrikadave në veri të Kosovës.

‘Megjithatë, askush s’mund të garantojë që ‘Unaza e çelikut do të mbetet një operacion tash për tash vetëm nën misionin që ka, kontrollimin e automjeteve dhe mallrave në kufi’.

Për t’u munduar ta dëshmojnë raportimin e tyre, mediat serbe e kanë pyetur edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin, i cili u ka thënë se ‘nuk ka diçka konkrete”, duke lënë të kuptohet se aksionet e policisë në luftimin e krimit dhe korrupsionit janë të zakonshme.

Ndërkohë disa media të Beogradit shkruajnë se këto aksione janë duke u ndërmarrë ‘kundër serbëve në Kosovë’. Mediumi ‘Alo’ i Beogradit thotë se sipas burimeve të veta, ka indikacione që ‘do të arrestohen disa zyrtarë serbë në Kosovë’. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: