Hamasi liron 7 pengjet e para, Trump drejt Lindjes së Mesme

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar më herët, Hamasi nisi lirimin e pengjeve izraelite, në zbatimi të planit të paqes të ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Sipas mediave izraelite, 7 pengjet u lanë të lirë në 3 pika të ndryshme të Gazës dhe iu dorëzuan punonjësve të Kryqit të Kuq. […]

Sipas mediave izraelite, 7 pengjet u lanë të lirë në 3 pika të ndryshme të Gazës dhe iu dorëzuan punonjësve të Kryqit të Kuq.

Autoritetet konfirmojnë se 7 pengjet e liruara janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe brenda pak orësh do të takohen me familjarët e tyre.

Ndërkohë që Hamasi është në pritje që Izraelit të hapë dyert e burgjeve për të liruar më shumë se 2000 palestinezë të ndaluar që nga nisja e luftës, por edhe më herët.

Mijëra njerëz janë mbledhur në Tel Aviv për të pritur të liruarit nga Hamasi, ku u shfaq dhe një parrullë gjigande ku falënderohej presidenti i SHBA, Donald Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet të mbërrijë nga momenti në moment në Izrael, ku sipas disa mediave do të takohet me disa nga pengjet e liruara, por edhe do të flaës në parlamentin izraelit.

Më pas, Trump do të udhëtojë drejt Egjiptit, për të marrë pjesë në një samit në Sharm El Sheik.

Nisje e zbatimit të marrëveshjes e përshëndeti dhe presidenti izraelit Herzog, i cili e cilësoi ditën e sotme si historike.

Hamasi nga ana e tij deklaroi edhe njëherë angazhimin e tij për të zbatuar marrëveshjen e arritur dhe pret që Izraeli të mbajë të njëjtin qëndrim./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve