Hamza: I bashkuam qytetarët rreth programit tonë, me vazhdimin e besimit për Memli Krasniqin njëjtë do të bëjmë edhe më 12 tetor

Hamza: I bashkuam qytetarët rreth programit tonë, me vazhdimin e besimit për Memli Krasniqin njëjtë do të bëjmë edhe më 12 tetor

  Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se sot PDK-ja është busulla që e çon Kosovën drejt Evropës, drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe drejt bashkimit të shoqërisë sonë. Hamza në Konventën e Përgjithshme të partisë, të njëmbëdhjetën me radhë, u shpreh se PDK është e gatshme ta udhëheqë Kosovën […]

 

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se sot PDK-ja është busulla që e çon Kosovën drejt Evropës, drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe drejt bashkimit të shoqërisë sonë.

Hamza në Konventën e Përgjithshme të partisë, të njëmbëdhjetën me radhë, u shpreh se PDK është e gatshme ta udhëheqë Kosovën drejt një të ardhmeje më të sigurtë dhe më të mirë.

“A e dini pse nxorëm rezultat më të mirë në zgjedhjet e 9 shkurtit? Sepse, ne e depolarizuam shoqërinë kur të tjerët provuan ta përçanin. Ne i bashkuam qytetarët rreth programit tonë. Në vend të retorikave boshe, ne ofruam program, zgjidhje, paga e mirëqenie më të mirë për qytetarët dhe transformim ekonomik për shtetin tonë. I lamë anash dallimet e vogla për t’u bashkuar rreth vlerave tona dhe interesit të përgjithshëm. Këtë po e bëjmë edhe sot në këtë konventë me vazhdimin e besimit për kryetarin Memli Krasniqi dhe për strukturat e reja të partisë. Këtë duhet ta bëjmë edhe më 12 tetor në çdo komunë të Kosovës dhe kurdo që në pyetje është interesi i qytetarëve dhe i shtetit tonë”, theksoi ai.

Hamza duke iu drejtuar të pranishmëve, tha se jemi trashëgimtarët e atyre që s’u përkulën kurrë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“PDK-ja, më shumë se kurrë, sot është e thirrur të jetë zëri i tyre, sepse nuk mund të flasin lirishëm. Jemi të thirrur ta mbrojmë edhe trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare. Prandaj, deri sa të jenë sërish në mesin tonë, në emër të presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli, në emër të të gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë vend, le të ringrihemi edhe më të fortë, më të bashkuar dhe më krenarë se kurrë. Sepse, ju të gjithë e dini, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka lindur në zyrë dhe nuk është formuar as në qetësinë e sallave parlamentare. Ka lindur në përballje. Në sakrificë. Në shpirtin e rezistencës. PDK ka qenë gjithmonë aty kur Kosovës i është dashur forcë, guxim, vizion e punë. Jo për lavdi personale, por për të hapur rrugë që fëmijët tanë të mos e kërkojnë më të ardhmen jashtë vendit, mirëpo të mund ta ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë”, shtoi ai./Periskopi/

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta