Hamza me rrëfim emocional: Sakrifica e babait dhe solidariteti i nënës, vlera që më udhëheqin në jetë (Video)

Hamza me rrëfim emocional: Sakrifica e babait dhe solidariteti i nënës, vlera që më udhëheqin në jetë (Video)

Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ndarë një rrëfim të thellë dhe emocional përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale. Ky rrëfim pasqyron sfidat që ai dhe familja e tij kanë përjetuar ndër vite, duke u fokusuar në sakrificat e hershme dhe në mësimet jetësore që kanë formësuar karakterin […]

Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ndarë një rrëfim të thellë dhe emocional përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Ky rrëfim pasqyron sfidat që ai dhe familja e tij kanë përjetuar ndër vite, duke u fokusuar në sakrificat e hershme dhe në mësimet jetësore që kanë formësuar karakterin e tij.

Në këtë rrëfim, Hamza ka kujtuar rolin e babait të tij, i cili punonte në Trepçë, por u detyrua të dalë në pension të parakohshëm për shkak të problemeve shëndetësore. “Baba ka qenë punëtor në Trepçë, por shëndeti nuk e ka lejuar të punojë gjatë. Për këtë arsye, u pensionua shumë i ri, gjë që më detyroi mua të nis punën që në moshë të re,” ka rrëfyer Hamza, duke shtuar se filloi karrierën pikërisht në Trepçë, duke ndjekur shembullin e babait të tij.

Ai flet më konsideratë të lartë edhe për nënën e tij, një grua e cila jo vetëm që u përkushtua për rritjen e fëmijëve të saj, por gjithashtu adoptoi katër fëmijë të mbetur pa prindër, duke u kthyer në një shembull frymëzues të humanizmit dhe solidaritetit.

Në këtë mesazh të fuqishëm, Bedri Hamza u zotua se, si kryeministër, do të angazhohet për krijimin e mundësive të barabarta për çdo familje në Kosovë, duke synuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit.

Të ngjashme
Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen, përqafon bashkëshorten

Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen, përqafon bashkëshorten

Dy ankesa në PZAP, KQZ po pret shqyrtimin e tyre për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Dy ankesa në PZAP, KQZ po pret shqyrtimin e tyre për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës

Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?

Edi Rama sot vizitë në Francë, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Edi Rama sot vizitë në Francë, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit: Ndërmjetësit e cilësojnë si “progres inkurajues”

Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit: Ndërmjetësit e cilësojnë si “progres inkurajues”

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet