Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me partnerët tanë

Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me partnerët tanë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dhënë detaje shtesë rreth vendimin për formimin e komisionit, i cili siç tha ai, do të hulumtojë dhe do të diskutojë rreth hapjes së një fabrike shtetërore për prodhimin e municionit. Në lidhje me këtë fabrikë, Maqedonci u shpreh se kanë zhvilluar në vazhdimësi komunikim dhe koordinuar me partnerët. […]

Në lidhje me këtë fabrikë, Maqedonci u shpreh se kanë zhvilluar në vazhdimësi komunikim dhe koordinuar me partnerët.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës ka nënshkruar vendimin për formimin e një komisioni i cili do të vë bazamentin e industrisë ushtarake për herë të parë në vendin tonë dhe me këtë ne po fillojmë një epokë të re për kompletimin dhe përmbylljen e sistemit dhe infrastrukturës së Mbrojtjes dhe Sigurisë, duke tentuar që të krijojmë qëndrueshmëri edhe në aspektin e prodhimit dhe furnizimeve me sistemet e armatimit”.

“Ky komision do të hulumtojë dhe do të negocioi si dhe do të diskutojë rreth hapjes së një fabrike shtetërore për prodhimin e municionit që do të jetë edhe fabrika e parë e llojit të tillë në Republikën e Kosovës”.

“Për këtë ne kemi zhvilluar në vazhdimësi komunikim, jemi koordinuar me partnerët tanë dhe në këtë rast, pra për hapjen e fabrikës shtetëore të municionit, jemi në kontakt dhe kemi pranuar edhe një raport fizibiliteti me prodhues shtetëror nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë. Jemi në fazen e finalizimit të këtij projekti dhe komisioni i cili do të punojë dhe i cili do të kryesohet nga unë, do të finalizojë kontratën me të cilën ne fillojmë për punën për hapjen e fabrikës shtetëore të municionit”, u shpreh ai.

Hapja e kësaj fabrike, sipas Maqedoncit nuk do të do të pengojë zhvillimin e sektorit privat në prodhimin e municioneve.

“Kjo nuk do të pengojë zhvillimin e sektorit privat në prodhimin e municioneve, të gjitha kompanitë inkurajohen që vazhdojnë punën e tyre për hapjen e fabrikave të tilla, duke pasur parasysh faktin që sot më shumë se kurrë, jo vetëm vendi ynë, por të gjithë partnerët tanë, por edhe në botën në tërësi, ka nevojë për plotësimin e stoqeve të municionit dhe armëve, por gjithashtu edhe për krijimin e rezervave, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të sigurisë dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet bota në përgjithësi, por edhe regjioni ynë”, u shpreh ai.

Ministri gjithashtu tha se ky komision do të hulumtojë dhe do të diskutojë edhe mundësinë për hapjen e një laboratori, siç tha ai, me qëllim dizajnimin e fluturakeve pa pilot.

“Dihet që fluturaket pa pilot si një sistem i ri, i cili është duke u aplikuar në luftërat e fundit, si në Ukrainë, gjithashtu edhe në Lindjen e Mesme, është një sistem i nevojshëm dhe i domosdoshëm dhe përmes këtij laboratori, vendi ynë do të ketë mundësi që të punojë në dizajnimin e fluturakeve, të cilat në të ardhmen mendohet që mund të prodhohen pikërisht këtu në vendin tonë. Edhe për këtë kemi diskutime me shumë partnerë dhe do të bëhen të ditura të gjitha informacionet në ditët dhe muajt në vijim.

“E rëndësishme është që me hapjen e fabrikës së municionit, me hapjen e laboratorit për dizajnimin e fluturakeve, vendi ynë po bën një hap më tej në aspektin e përmbylljes edhe kompletimit të infrastrukturës së përgjithshme të Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe me të cilën ne po garantojmë qëndrueshmëri, jo vetëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por për vendin tonë në përgjithësi, por edhe po mundësojmë që mbështetjen e partnerëve ta bëjmë nga vendi ynë në aspektin e municionit dhe sistemit të armatimit”, tha ai.

Tutje, Maqedonci ka shfrytëzuar rastin edhe që të bëjë një urim për “Ditën e Forcës”.

“Shfrytëzoj rastin që të gjithë ushtarakëve aktiv, rezervë, ushtarakëve të pensionuar si dhe personit civil të Forcës së Sigurisë së Kosovës, t’iu uroj “Ditën e Forcës”, 27 nëntor”, u shpreh ministri.

Të ngjashme
Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim