Haradinaj: Bllokada në Kuvend vazhdon, presidentja ka shqetësim se koha po ec shpejt

Haradinaj: Bllokada në Kuvend vazhdon, presidentja ka shqetësim se koha po ec shpejt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten, tha se tema kryesore ishte bllokada në Kuvend dhe mënyrat për daljen nga kjo situatë. Haradinaj theksoi shqetësimin e presidentes për kalimin e kohës dhe mungesën e përparimit, duke theksuar nevojën për kthimin e votimit të hapur për të arritur një kandidat konsensual. Ai shtoi se, […]

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten, tha se tema kryesore ishte bllokada në Kuvend dhe mënyrat për daljen nga kjo situatë.

Haradinaj theksoi shqetësimin e presidentes për kalimin e kohës dhe mungesën e përparimit, duke theksuar nevojën për kthimin e votimit të hapur për të arritur një kandidat konsensual.

Ai shtoi se, pavarësisht vendimit të gjykatës, situata mbetet e ngatërruar dhe se nuk dihet si do të tejkalohet bllokada aktuale.

“Tema ishte bllokada në Kuvend dhe si me dalë edhe pas vendimit të gjykatës. Presidentja ka shqetësim se koha po ec shpejt, afati është 30 ditor u interesua për mënyrën se si mundet me dalë nga kjo situatë Kosova. Ne kemi shpresuar që pas vendimit VV-ja do ta shfrytëzojë mundësinë për me kthyer në votim të hapur, ne kemi shpresuar që do të mbërrijmë tek një kandidat konsensual, por kemi ngecur tek ky komision që është i gabuar. Për çdo votë që nuk ka kaluar nuk është rikthyer në të kaluarën, çdo gjë që nuk ka kaluar në votim nuk është rikthyer. Kemi ngecur, nuk e di se si do të dalim prej kësaj. Qëllimet i kemi thënë në mënyrë që ta ndihmojmë gjendjen, kemi kërkuar të kthehet praktika e votimit të hapur dhe votimit. Një temë që ishte diskutuar është se çfarë ndodh pas 30 ditësh, gjykata e ka forcuar shumë vendimin.”

Haradinaj është lideri i katërt me radhë që sot e takoi Osmani.

Presidentja më herët ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kuyrti, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Osmani takoi liderët e partive parlamentare veç e veç, në përpjekje për të gjetur rrugën drejt daljes nga ngërçi politik në të cilin ka hyrë Kosova si pasojë e dështimit të konstituimit të Kuvendit. /Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve