Haradinaj e çon dorëheqjen e vetë në Gjykatë Kushtetuese

Haradinaj e çon dorëheqjen e vetë në Gjykatë Kushtetuese

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj njofton se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të aktit të tij të dorëheqjes nga posti i kryeministrit. “Të nderuar qytetarë, Sot kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes sime nga posti i Kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas […]

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj njofton se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të aktit të tij të dorëheqjes nga posti i kryeministrit.

“Të nderuar qytetarë, Sot kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes sime nga posti i Kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti. Qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes sime, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ai thotë se kjo kërkesë ka të bëjë me dëshminë që Haradinaj e do lidhur me përgjegjësitë institucionale deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Dërgimi i kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese është dëshmi e përgjegjësisë institucionale, që Qeveria të veprojë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, e si pasojë, të mos lejojë vakuum institucional deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Shpresoj se për shkak të urgjencës Gjykata do të vendosë shpejt. Cilido të jetë ai vendim unë do ta respektoj. Në të njëjtën kohë, i bëjë thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, Parlamentit dhe partive politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare”, shkruan Haradinaj.

Kujtojmë se javën e kaluar, kur Qeveria në dorëheqje mbajti një mbledhje të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, është kundërshtuar ashpër kjo kërkesë e tij.

PDK, përmes ministrave të saj si Uran Ismaili, Abelard Tahiri e Bedri Hamza por edhe nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, kanë thënë se ‘një kërkesë e tillë është e panevojshme’ për ta nisur në Kushtetuese.

Por edhe ministra të tjerë, nga parti të tjera, nuk ishin pro kësaj ideje të Haradinajt, për ta çuar në Kushtetuese Qeverinë që udhëhoqi deri para pak ditësh.

Lidhur më këtë kërkesë, kanë reaguar edhe partitë opozitare. Vetëvendosje, përkatësisht deputetja Albulena Haxhiu, ka thënë se sipas nenit 113 të Kushtetutës së Kosovës, Haradinaj, tashmë as nuk mundet të jetë palë që i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, sepse sipas saj, tashmë është kryeministër i dorëhequr.

E për ta lexuar këtë nen, mund të klikoni në këtë vegzë, përkatësisht neni Neni 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?