Haradinaj ekskluzivisht në Periskop: Kurti do ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë, bashkë me Zajednicën në të

Lideri i vetëm opozitar që i shkoi në takim kryeministrit Albin Kurti, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se kryeministri i vendit e ka në tavolinë një propozim marrëveshje me Serbinë. Ekskluzivisht për Periskopin, përballë Ilir Mirenës, zoti Haradinaj ka folur se çka ndodhi e çka u diskutua brenda takimit me Kurtin sot. “Sot kemi […]
Lideri i vetëm opozitar që i shkoi në takim kryeministrit Albin Kurti, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se kryeministri i vendit e ka në tavolinë një propozim marrëveshje me Serbinë.
Ekskluzivisht për Periskopin, përballë Ilir Mirenës, zoti Haradinaj ka folur se çka ndodhi e çka u diskutua brenda takimit me Kurtin sot.
“Sot kemi bisedu rreth marrëveshjes për normalizim me Serbinë, për elementet e marrëveshjes vec e vec, kuptohet për sfidat e për rreziqet që ka besa ky proces që ka Kosova që e presin Kosovën, edhe kryesisht pra krejt diskutimi ka qenë për elementet e marrëveshjes edhe për procesin”, tha Haradinaj.
Në video-podcastin me Mirenën, Haradinaj thotë se ‘beson që Kurti do ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë’ e poashtu, kjo marrëveshje në vete ‘bartë domosdo edhe Asociacionin e komunave serbe’.
Disa nga pyetjet kyçe të Mirenës rreth takimit të sotëm me Kurtin dhe përgjigjet e Haradinajt – që kanë të bëjnë me marrëveshjen finale me Serbinë, i transkripton më poshtë Periskopi:
Ilir Mirena: A ekziston dokumenti që qarkullon në media për Strukturën e Bashkësisë së komunave serbe?
Ramush Haradinaj: Tani, statutit sa i përket nuk muj me e konfirmu këtë, sot kemi diskutu për marrëveshjen bazë, kun ë atë marrëveshje është Asociacioni, një formë e Asociacionit do të jetë. Për elementet, Kurti deklaroi se nuk ka propozim zyrtar nga askush. Nuk ka marrë draft statut për Asociacionin ndërsa propozim marrëveshje për marrëveshje bazë me Serbinë, po.
Çka përmban kjo marrëveshje, a është njohja pjesë e saj?
Ilir Mirena: Ka elementet për rregullimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Sa i përket njohjes, tani mund të diskutohet rreth kësaj a është dhe në cfarë niveli, me të thanë të drejtën elementet e njohjes janë të gjitha, mund të quhet njohje e butë de jure por ekzistojnë elementet e marrëveshjes, për të drejtat e dy shteteve ma tutje që është bazike.
Ilir Mirena: A janë këto drafte, amerikane apo të BE-së?
Ramush Haradinaj: Unë besoj që baza e materies është amerikane. Amerika është sponsor i këtij procesi si i të gjitha proceseve tjera në Kosovë, po fakti që jemi në Evropë, Evropës i është besu zbatimi i procesit. Elemenetet e kësaj marrëveshje i kam diskutu së pari herë me zotin Escobar. Me Kurtin i kam diskutu gati tash pra mas dy muajve.
Ilir Mirena: Si ishte atmosfera e takimit? I keni quajtur ‘një shpi budallë”. Ai juve shkatërrues i shteti?
Ramush Haradinaj: Ato ekzistojnë realisht cilësimet e mia për Kurtin për qeverisjen e tij që është një qeverisje e keqe. Janë..nganjëherë sado e keqe që është gjuha ime qeverisja e tij është më e keqe sesa gjuha ime.
Situate është më ndryshe kur vjen puna e dialogut. Dialogu nuk është temë e Kurtit, është temë e amerikanëve, evropianëve e ne tjerëve, Kurti tash e ka marrë si temë, se një kohë u deklarojke që s’e ka prioritet.
Ilir Mirena: Ju i vetmi nga opozita, shkuat në takimin e thirrur nga Kurti?
Ramush Haradinaj: Duhet të bëjmë kujdes se jetojmë në kohëra sensitive dhe duhet të bëjmë kujdes se cka po bëjmë. Unë nuk e kam marrë ftesën e Kurtit por ftesën e Kosovës, besoj është një shmangie rreziku se si ta dimë çka po ndodh nëse s’jemi pjesë e procesit. Është ftesë e miqve tonë.
Ilir Mirena: Kurti ka 51 për qind, që i bjen se mund t’i kryej vetë edhe këto puna si marrëveshja me Serbinë, pse mendoni se iu ftoi në takim?
Ramush Haradinaj: Është interesim i imi, që të shoh cka po ndodh me vendin tim, s’du me u befasu një ditë, kur po vijnë temat në Kuvend po bëhet vonë. Kur po merr obligime është vonë me iu ikë.
Ilir Mirena: A është Kurti në kërkim të një aleati?
Ramush Haradinaj: Kurti e kupton që duhet të bashkëpunojë me të gjithë, është process ma I gjanë, nuk është proces vetëm i Vetëvendosjes dhe Kurtit, është proces i të gjithëve, është rajonal, botëror e global se këtu kemi të bëjmë edhe me NATO-në me sigurinë.
Kurti me qejf ndoshta nuk na kish ftu, po nuk është punë qejfi këtu. Në vendimet që ai me na ftu ne besoj që kanë ndikim edhe aleatët e sigurisë, janë cështje që janë ekipë, kush e bën dialogun? Amerika, Evropa, Kosova, Serbia pastaj roli i të tjerëve.
Nuk mundet Kurti ku janë gjithë këta akterë me peshë ai me nejtë vetëm.
Ilir Mirena: Sa ndikon gjuha e tij e ashpër, fushata ndaj opozitës edhe juve si kryeministër, njëri ndër ‘shkatërruesit e shtetit’ sipas tyre jeni edhe ju. Nëse ka nevojë për një moment kaq të rëndësishëm për opozitën, për juve, për Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun, cfarë logjike ka?
Ramush Haradinaj: Shiqo, prej dëshirës nuk besoj që Kurti na kish ftu. Unë nuk mërzitna cka thotë VV. Se ma s’pari e di kush janë, edhe s’ua la mangu. A din si ai që çohet në mëngjes, thotë ‘qashtu iu koftë edhe juve’. Qysh e lypin ua kthej.
Telashja është pak ma ndryshe ku jemi sot. Nëse ka mobilizim të madh ndërkombëtar, nuk është problem më kush është Kurti po kush është Kosova o vëlla.
Ilir Mirena: A mendoni se Kurti do ta nënshkruajë këtë marrëveshje bashkë me Asociacionin apo Zajednicën siç e quanin dikur – në të?
Ramush Haradinaj: Kam pa një tendencë të Kurtit dhe Osmanit me ndërru dicka në Asociacion, veç me thanë që nuk është ai që e kemi kundërshtu, po tendenca me e ndërru me e bë gati ma të keq. Për shembull tendenca që me i jep vec veriut një status të vecantë, me bo ndarje.
Asociacioni është obligim që e ka marrë Kosova, por kanë ndodhë zhvillime të paaanshkalueshme prej nesh, në këtë rast edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Por është një temë kyqe në proces e sipër edhe në marrëveshje e të gjitha.
Asoaciacioni sipas vendimit të Kushtetueses prapë është i padëshirueshëm, dhe është problem mjaft i madh edhe për Kurtin dhe Vetëvendosjes, por tani edhe nëse është brenda ligjeve të Kosovës, do të jetë një situatë jo e lehtë, janë deklaru cdo herë se janë kundër, por Asociacioni është obligim dhe Kosova duhet t’i jap një zgjidhje.
Ilir Mirena: A do ta nënshkruanit ju personalisht Asociacionin?
Ramush Haradinaj: Në rast të insistimit të aleatëve ndërkombëtarë, Kosova duhet me gjetë një zgjidhje. Po me e gjetë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, jo me i ikë vendimit.
Ilir Mirena: A do ta nënshkruajë Kurti marrëveshjen finale me Serbinë? A besoni se do ta nënshkruajë?
Ramush Haradinaj: Besoj se po. Informatat e mia janë se ky proces… është vështirë se ka elemente që janë të paqarta, është proces, mundet me tu thy dicka rrugës, mundet me tu prishë dicka rrugës, janë disa sfida në këtë proces ku edhe Kurti edhe Kosova edhe bashkësia ndërkombëtare kanë disa punë. Sipas parashikimeve të mia, po Kurti do ta nënshkruajë. /Periskopi/












