Haradinaj i quan mercenarë dhë mafiozë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Haradinaj i quan mercenarë dhë mafiozë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Kryeministri Ramush Haradinaj, në një konferencë për media nga kryeministria, ka goditur edhe një herë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duke i quajtur si mercenarë, të cilët në mënyrë kriminale thotë se po tentojnë për të mbyllë universitetet shtetërore në emër të cilësisë, për t’i quar në universitete private. “Ky është një lloj krimi, […]

Kryeministri Ramush Haradinaj, në një konferencë për media nga kryeministria, ka goditur edhe një herë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duke i quajtur si mercenarë, të cilët në mënyrë kriminale thotë se po tentojnë për të mbyllë universitetet shtetërore në emër të cilësisë, për t’i quar në universitete private.

“Ky është një lloj krimi, kur dikush ka arrogancë me iu thanë krejt këtyre fëmijëve. Ndoshta kanë edhe dallavere me universitetet private, dhe në emër të cilësisë i mbyllin këto universitetet, për me shkue tek privatët.  Nuk mundesh me i lanë fëmijët. Në këtë Kosovë nuk punohet kështu. Nuk jemi krejt mercenar në këtë vend. Na dhemb çka ndodhë në këtë vend”, ka thënë Haradinaj.

Ai ndër të tjera thotë se një vendim është i papranueshëm, dhe se nxënësit nuk guxojnë të mbesin pa u regjistruar.

Sipas tij familjet e varfëra dhe mesatare nuk mund ti shkollojnë fëmijët e tyre në Prishtinë, pasi që kosto e shpenzimeve trefishohet.

“Për kriteret e akreditimet e programeve ata janë profesionisë dhe i dinë. Por për mua është e papranueshme që maturantët e këtyre vendeve të mbesin pa u regjistruar në fakultet. Nëse dikush ka menduar se mund ta bëjë këtë që të lejë fëmijët e varfër ose gjysmë të varfër jashtë universitetit, ka gabuar. Këta që po më thonë se je ngutur, unë po them që jam vonuar. Kushdo që e ka bërë këtë, gabim është. Po vërejtjet për cilësi, për kritere, por nuk mund të  lejojmë  që nxënësit të mbesin jashtë”, tha ai.

Ai thotë se një veprim i tillë nuk është në rregull, dhe se ka merituar një trajtim më ndryshe

“Nuk e pranojë faktin që dikush i jep vetës së drejtë, që maturanët e varfër që nuk i kanë kushtet me i pru fëmijët e tyre me studiu në Prishtinë, se trefishohet kosto, me i lanë në rrugëNëse dikush mendon që ka guxu me e bo këtë, ka gabu. Kjo ka meritu casje tejtër. Nuk është në rregull kjo”, ka potencuar kreu i Qeverisë.

 

Të ngjashme
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, ka të plagosur

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, ka të plagosur

Super gol, Zvicra në epërsi ndaj Bosnje e Hercegovinës

Super gol, Zvicra në epërsi ndaj Bosnje e Hercegovinës

A do të ulen në tavolinë me Kurtin për bisedime?- Flasin nga LDK-ja

A do të ulen në tavolinë me Kurtin për bisedime?- Flasin nga LDK-ja

Muharremi: E turpshme vardisja e një pjese të LDK’së që po i bëhet VV’se për pushtet

Muharremi: E turpshme vardisja e një pjese të LDK’së që po i bëhet VV’se për pushtet

Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit

Agim Veliu: Për dështimin e LDK-së në zgjedhje përgjegjës Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – të nis procesi zgjedhor

Agim Veliu: Për dështimin e LDK-së në zgjedhje përgjegjës Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – të nis procesi zgjedhor

Zbulohet arsyeja pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit me Argjentinën

Zbulohet arsyeja pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit me Argjentinën

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së