Haradinaj i zhgënjyer me Kushtetuesen: Vendimi i saj, në linjë me qasjen e Kurtit për grusht shtet

Haradinaj i zhgënjyer me Kushtetuesen: Vendimi i saj, në linjë me qasjen e Kurtit për grusht shtet

Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj, ka thënë se ndjehet i zhgënjyet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 26 qershorit për konstituimin e kuvendit. Haradinaj tha se vendimi i Kushtetueses është në linje me atë të kryetarit të VV-së, Albin Kurtit dhe siç u shpreh ai, afati prej 30 ditësh për konstituimin e kuvendin […]

Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj, ka thënë se ndjehet i zhgënjyet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 26 qershorit për konstituimin e kuvendit.

Haradinaj tha se vendimi i Kushtetueses është në linje me atë të kryetarit të VV-së, Albin Kurtit dhe siç u shpreh ai, afati prej 30 ditësh për konstituimin e kuvendin nuk e përmbyll gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

“Pak a shumë jam i zhgënjyer me Gjykatën Kushtetuese. Po ju tregoj dy elemente pse: Gjykata Kushtetuese nuk ka lëndë përditë, ka lëndë vetëm kur ia dërgon një palë. Nuk është si gjykatat e zakonshme që i ka një mijë lëndë e kur i shkon edhe një, duhet me pritë kur i vjen rendi”.

“Gjykata Kushtetuese është institucion që e bën kujdestarinë jo vetëm të Kushtetutës por edhe të rendit kushtetues dhe e ka të drejtën e interpretimit të Kushtetutës, është përgjegjëse për sigurinë institucionale, për sigurinë nacionale. Se vendimet e saj ndikojnë në çdo element të jetës sonë”, tha Haradinaj në Rubikon.

Kreu i AAK-së, tha se Kushtetuesja ka mundur ta trajtojë me më me urgjencën lëndën, madje sipas tij, këtë kta mundur ta bëjë brenda dy jave.

“Së pari jam habitur që i ka marrë 60 ditë me kthy përgjigje për një temë që është bukur me urgjencë në vend. Se nuk i kanë pas 10 lëndë tjera edhe nuk kanë qenë zënë, kjo lëndë ka mund të trajtohet për një periudhë dyjavore edhe na ia kishim fituar Kosovës edhe gjashtë javë tjera. Tjetra është se ata nuk jetojnë në një planet tjetër por në Kosovë, ata po e shohin ku janë problemet e këtij vendi. Gjyqtarët e Kushtetueses e dinë çka po i ndodhë këtij vendi”, theksoi Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

Ai tutje u reagoi ashpër gjyqtarëve të Kushtetueses, pasi sipas tij vendimi që kanë marrë i shkon për shtati qasjes së Kurtit, siç tha ai për të mbajtur grusht shtet në Kosovë.

“Mendoj se gjyqtarët e kanë pasur një mundësi të artë për ta ndihmuar vendin e vetë, me interpretu situatën ekzistuese institucionale në bazë të Kushtetutës se e kanë atë të drejtë me i dhanë perspektivë vendit. E vërtetë është që e kanë dhënë një afat 30 ditor, por nuk e kanë mbyllë këtë gjendje pra e kanë lënë të paqartë”.

“Duke qenë kështu, kam drojë se edhe ky vendim është pak a shumë në qasjen e Kurtit për me mbajt një grusht shteti në Kosovë. Ky vendim nuk ka qenë i qartë sa me pengu një grusht shtet që po ndodhë në Kosovë”, tha më tej Haradinaj. /Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve