Haradinaj: Kërkojmë rinumërim të plotë të votave, s’ka çka del kundër as VV dhe asnjë parti tjetër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo parti kërkon rinumërim të plotë të votave. Ai ka thënë se nuk e konteston rezultatin as të partisë së tij e as të partive të tjera, por thotë se të ‘dihet plotësisht e vërteta, duhet të ketë rinumërim të plotë”. “Një takim me nënkryetarët e Aleancës, […]
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo parti kërkon rinumërim të plotë të votave. Ai ka thënë se nuk e konteston rezultatin as të partisë së tij e as të partive të tjera, por thotë se të ‘dihet plotësisht e vërteta, duhet të ketë rinumërim të plotë”.
“Një takim me nënkryetarët e Aleancës, deputetë, sekretarë. Biseduam për procesin zgjedhor dhe ndërtimin e institucioneve. Falënderojmë qytetarët e Kosovës që kanë ndihmu që zgjedhjet të jenë të lira, demokratike”, tha Haradinaj pas takimit me strukturat e partisë, përcjell Periskopi.
“Jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodhë në disa raste, kërkojmë nga organet e drejtësisë që kriminelët e votës të përfundojnë në burg, kërkojmë rinumërim të plotë të votave që të dihet e vërteta. Nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor, përqindjen tonë, të VV-së, LDK-së apo PDK-së, nuk shoh pse duhet dikush me dalë kundër rinumërimit përvec nëse fshehim keqpërdorime për të cilat nuk din opinioni”, tha ai./PERISKOPI/












