Haradinaj: Nëse s’ka vullnet për zhbllokim, të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje

Haradinaj: Nëse s’ka vullnet për zhbllokim, të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij nuk është shkaktare për mundësinë e zgjedhjeve të reja, por ka theksuar se nuk do të pranojnë që vendi të mbetet i bllokuar pafundësisht. “AAK nuk është shkaktarë për shkuarjen në zgjedhje, por nuk jemi dakord që vendi të […]

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij nuk është shkaktare për mundësinë e zgjedhjeve të reja, por ka theksuar se nuk do të pranojnë që vendi të mbetet i bllokuar pafundësisht.

“AAK nuk është shkaktarë për shkuarjen në zgjedhje, por nuk jemi dakord që vendi të vonohet pa kufi. Nëse s’ka vullnet për të ecur përpara, më mirë të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj në Debat Plus.

Ai u shpreh i bindur se partia e tij do të dalë më e fortë nëse mbahen zgjedhjet e reja, edhe nëse garojnë pa koalicion me Nismën Socialdemokrate.

“Nuk e kemi shqetësim situatën tonë. Nëse nuk shkojmë në koalicion, na rritet mundësia të mbledhim votën tonë dhe të identifikohemi më qartë. Presim rezultat më të mirë se në zgjedhjet e fundit”, ka theksuar ai.

Sa i përket komunikimit politik, Haradinaj kritikoi mungesën e dialogut të drejtpërdrejtë midis partive.

“Sot nuk ka komunikim të mirëfilltë. Dikush të dërgon një letër, sikur të ishim Kina me dikë. Ne jemi Kosovë. Mendoj që LDK-ja nuk humb asgjë nëse komunikon më shumë me PDK-në, sepse jemi opozitë”, ka shtuar kreu i AAK-së.

Ai ka theksuar se AAK-ja mbetet e hapur për bashkëpunim me partitë opozitare, por përjashtoi çdo mundësi për krijimin e urave me Lëvizjen Vetëvendosje./Periskopi/

Haradinaj: Vota e fshehtë s’e zgjidh bllokadën, presidentja të nisë konsultime me partitë

Të ngjashme
Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë