Haradinaj: Pres që opozita t’a krijon Qeverinë, Kurti është agjend i Serbisë!

Haradinaj: Pres që opozita t’a krijon Qeverinë, Kurti është agjend i Serbisë!

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj duke folur për krijimin e Qeverisë tha se të njëjtit (VV-ja) e kanë të drejtën për me formu shumicën dhe nëse dështojnë ju vjen radha të tjerëve. Ai tha se pret që opozita ta formojë Qeverinë. “Ata e kanë të drejtën kushtetuese,VV-ja, munden me përshpejtu krijimin e Parlamentit, munden me […]

Ai tha se pret që opozita ta formojë Qeverinë.

“Ata e kanë të drejtën kushtetuese,VV-ja, munden me përshpejtu krijimin e Parlamentit, munden me apliku të drejtën e tyre për të kriju shumicën. Nëse e krijojnë me vazhdu me punë, nëse jo, vjen radha e të tjerëve…edhe ajo është kushtetuese, është pjesë e demokracisë tonë. Unë pres që opozita ta krijon Qeverinë po pa vonesa dhe i bëj thirrje atyre që po pengojnë po vonojnë… mos të vonojnë më shumë, me këtë rast Kurtit dhe klikës së tij” tha Haradinaj.

I pyetur në lidhje me deklaratat që vijnë nga VV-ja ”Qeveri të Vetëvendosjes ose zgjedhje”… Haradinaj pati këtë përgjigje.

“Gradualisht po shkojnë duke i shfaq dobësitë e veta. Psh dikur na thonin se do t’i kenë 500 mijë vota, edhe aplikonin një qasje përjashtuese, fyese, edhe arrogante. Ditën e zgjedhjeve u vërtetu që kanë 10 deputetë më pak sesa zgjedhjet paraprake, pastaj ata e menduan se ata janë aq të plotfuqishëm sa që të gjithë do të vrapojnë pas tyre, e rezultoi se ka plot që s’janë të interesuar me qeveris me VV-në. Së fundmi ata për kërcënojnë që nëse nuk qeverisni me ne, nuk na mbështetni ne ta udhëheqim qeverinë e vendit, ju qojmë në zgjedhje. Kjo nuk e frikëson AAK-në por ajo çfarë është e keqe është “pse me e qu vendin në zgjedhje?….sikur vendi mos të kishte alternativë kushtetuese dhe ligjore, në rregull, por ekziston alternativa kushtetuese kur smundet t’a bëjë i pari eksiton mundësia ta bëjë i dyti me Kushtetutë të Kosovës, me ligjet tona. Këtu është ajo që Vetëvendosje nuk po respekton as Kushtetutën e vendit, kur flet kështu. Ata smunden me u bë vetë Kushtetuta dhe me u ngrit mbi ligjet e vendit. Unë preferoj zgjedhjet si opsion…nëse duhet me qeveris VV ose zgjedhjet, unë preferoj zgjedhjet edhe AAK-ja i preferon zgjedhjet por ka mundësi…Kushtetuta na ka dhënë mundësi me i kriju institucionet edhe nëse i pari s’i krijon” deklaroi Haradinaj në Blic Interview, transmeton Periskopi.

Ndërsa i pyetur për deklaratën e kryeministrit Kurti se ‘Serbia po tenton t’i shantazhojë disa deputetë të minoriteteve’, Haradinaj tha se edhe kjo është dobësi e tij dhe se i njëjti është agjent i Serbisë.

“Kjo është shenjë e dobësisë së Kurtit dhe të Qeverisë së tij. Realisht Kurti është agjent i Serbisë dhe i Rusisë sepse ka zbatu agjendën ruse dhe serbe edhe kuptohet që ndikimet e mekanizmave të fuqishëm ndërkombëtar janë gjithkund ….ne shohim përpjekje për ndryshime në Serbi, shohim përpjekje për ndryshime në Kosovë… e Kurti zakonisht pra i reflekton pikërisht pasojat e asaj se kush është, ai na ka rrit fuqinë e Serbisë deri në këtë masë në Kosovë, Kurti ka qeveris katër vjet të plota, me mandat të plotë, i pavarur nga asnjë parti tjetër shqiptare, dhe pas katër viteve të plota rezulton se qenka rrit fuqia e Serbisë mbi deputetët jo-serbë, që unë nuk besoj se deputetët jo-serbë janë nën ndikimin e Serbisë. Unë besoj fuqishëm se ata deputetë jo-serbë që nuk e pëlqejnë qeverisjen Kurti, ka ndikim Serbia tek ato, mund të kemi ne shqiptarët” tha Haradinaj./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve