Haradinaj procedon në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin, kërkon që seanca të mbahet pasnesër

Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend për ratifikim marrëveshjen për demarkacionin bashkë me aneks-marrëveshjen e arritur së fundmi mes Kosovës dhe Malit të Zi. Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë tha se marrëveshja për demarkacionin, bashkë me marrëveshjen e presidentëve, më nuk cenon territorin e Kosovës. “Po ia mundësojmë deputetëve të votojnë për këtë ligj, […]
Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë tha se marrëveshja për demarkacionin, bashkë me marrëveshjen e presidentëve, më nuk cenon territorin e Kosovës.
“Po ia mundësojmë deputetëve të votojnë për këtë ligj, sepse me këtë e vërtetojmë se Kosova nuk humb territor”, tha Haradinaj, raporton Periskopi.
Ai propozoi që seanca të mbahet pasnesër (22 shkurt) në ora 10:00.
“Kërkojmë një seancë të jashtëzakonshme për ratifikim të marrëveshjes për demarkacionin. Ekziston një vullnet i madh për këtë seancë. Propozoj që seanca të ndodh pasnesër në ora 10:00”, tha Haradinaj.
Kryeministri tha se ka pasur kërkesë nga grupet parlamentare që seanca të mbahet pasnesër e jo nesër, që të ketë konsultime më të thelluara për këtë çështje.
Haradinaj shpreson në unitet të përkrahjes për ratifikimin e marrëveshjes. /Periskopi/












