Haradinaj shkon në takimin e nesërm të ftuar nga Osmani
Pas PDK-së, dhe LDK-së, pjesëmarrjen në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani e ka konfirmuar edhe kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar zëdhënësi i i AAK’së, Kushtrim Xhemajli.
“Po, kryetari Haradinaj do të marrë pjesë në takim”, tha Xhemajli.
Ky takim vjen pas dështimit të 26 tetorit kur Kurti nuk arriti t’i marrë 61 vota për formimin e qeverisë Kurti 3./Periskopi/



