Haradinaj shpreson se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen në Kosovë

Haradinaj shpreson se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj derisa ka shpresuar se ish-krerët e UÇK-së të lirohen nga akuzat që po i bëhen nga Gjykata Speciale në Hagës, ka deklaruar se gjatë kohës së luftës vetëm i kanë shërbyer vendit dhe popullit të vet. Haradinaj gjatë aktivitetit të fushatës së Aleancës për Ardhmërinë e […]

Haradinaj gjatë aktivitetit të fushatës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Fushë Kosovë, tha se gjithçka që është bërë në kohë lufte, do të vërtetohet se është bërë për Kosovën e lirë.

“Dëgjoni këto deklarime dhe prononcimet që po i bëjnë atje në procese gjyqësore, ato larg janë dhe së pari dëshirojmë që të lirohen ata që po gjykohen, janë bashkëluftëtarë tonë, janë shqiptarë. Të vijnë në vend të vet. Por është interesant se atje në mënyrën që po thuhet, besoni asgjë nuk ka të jashtëzakonshme. Ne në atë kohë të tillë kemi qenë, i kemi shërbyer vendit. Ashtu ka qenë ajo kohë dhe është dashur të punohet në atë mënyrë, por edhe në këtë kohë, mundohemi të përfundojmë punët me vizion që edhe pas 20-30 vitesh, kur t’i shpjegojmë këto procese, të dal se i kemi shërbyer vendit. I kemi shërbyer popullit. Edhe në atë kohë ka pasur kritika, nuk jemi kuptuar, pra, edhe në kohën për të cilën po flitet, edhe këto etapat e qeverisjes nganjëherë kur kam qenë kryetar qeverie, nuk është çdogjë që më lavdojnë njerëzit. Më lavdojnë për ushtrinë, për Trepçën, por ka pasur njerëz që ma kanë zënë për të madhe në një lëvizje, ose kanë vlerësuar se nuk ka qenë e nevojshme, por ato janë pjesë të proceseve që i bëjmë bashkë me aleatë dhe partnerë, por dikur të gjitha këto do të vërtetohen që i kemi bërë për njerëzit e vendit.”, tha ai.

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmës-Sekretar i Shtetit, ka dëshmuar sot në rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së në Hagë.

Ndër të tjera, ai tha se në vitin 1999 ka kuptuar për komunikimin e Ramush Haradinajt me CIA-n, duke shtuar se “ky komunikim kishte ekzituar ndër vite”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve