Hasani: Nëse është e nevojshme do të ndërmarrim masa edhe ndaj industrisë së drurit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka deklaruar se janë të gatshëm që t’i ndihmojnë prodhuesit dhe nëse edhe industria e drurit përballet me konkurrencë të pabarabartë, ata si ministri do të ndërmarrim masa. Bajrami i bëri këto komente gjatë vizitës në fabrikën e mobileve “Delfina” në Kijevë të Malishevës, ku theksoi se për […]
Bajrami i bëri këto komente gjatë vizitës në fabrikën e mobileve “Delfina” në Kijevë të Malishevës, ku theksoi se për çdo ditë janë në përkrahje të prodhuesve dhe për këtë janë në mesin e fabrikës Delfina.
Ai shtoi se janë të gatshëm që t’i ndihmojnë prodhuesit, dhe nëse edhe industria e drurit përballet me konkurrencë të pa barabartë, MTI do të ndërmarrë masa si kur në industritë e tjera.
“Ne sot shfrytëzuam rastin ta vizitojmë firmën “Delfina”, dhe çdo dit jemi përkrah tyre. Sot kjo po dëshmon se në bashkëbisedim me pronarin pamë shqetësimet e tyre të cilat pas aplikimit të Pakos Fiskale për gjysmë produktet, të cilat i përdor kjo fabrikë. Ende nuk janë hyrë në kodin doganor(këto lehtësira) për këtë ne kërkojmë nga Dogana dhe Ministria e Financave që sa më parë ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për të cilën kemi liruar të gjithë prodhuesit nga lënda e parë e gjysmë produkteve. Andaj, jemi të gatshëm çdo herë që të ndihmojmë aty ku kemi mundësi. Ne në disa industri kemi nisur hetimet, dhe në rast se edhe industria e drurit ka nevojë për mbështetje të tillë, për konkurrencë jo të barabartë nga shtetet tjera që importohen, jemi të gatshëm që si Ministri e Tregtisë të ndërmarrim masa që t’i mbrojmë prodhuesit vendor”, ka thënë ministri Hasani.
Ndërsa, Fadil Mazreku, pronar i kompanie ‘Delfina’, shprehi falënderimet e tij për ministrin Hasani që ka vizituar këtë fabrikë dhe dëgjoi brengat e tyre si biznes.












