‘Hat-trick’ i Besnik Bislimit, rehaton në pozita të larta tre dostat e tij në Telekomin e Kosovës ( DOKUMENT)

‘Hat-trick’ i Besnik Bislimit, rehaton në pozita të larta tre dostat e tij në Telekomin e Kosovës ( DOKUMENT)

Ndërmarrjet publike në vend janë bërë çerdhe për punësimin dhe avancimin e njerëzve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Një rast i avancimit në pozitë ka ndodhur së fundmi në Telekomin e Kosovës, ku dostat e zëvendëskryeministritit të Kosovës, Besnik Bislimi, kanë avancuar në pozitë shokun e tyre të ngushtë e që është edhe dost […]

Periskopi

 

Periskopi ka arritur të siguroj dokumente, vendime dhe fotografi se si, Muhamet Mehmeti, dost i ngushtë i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bsilimi është avancuar pak ditë më parë në Telekomin e Kosovës, në pozitën e menaxherit.

Në vendimin që ka siguruar Periskopi, e që mban datën 27 mars 2024, Muhamet Mehmeti është zgjedhur në pozitën – Menaxher – Arkëtimi i të hyrave, sigurim i të hyrave, Drejtoria Financat e Thesar.

Konkursi për këtë pozitë ka qenë i brendshëm në ndërmarrjen publike Telekomi i Kosovës.

Por marifetet me punësimet dhe avancimet në këtë kompani me njerëz të afërt të pushtetit, Lëvizjes Vetëvendosje nuk mbaron me kaq…

Kryetar i komisionit për përzgjedhjen për këtë pozitë të Muhamet Mehmetit, si menaxher në Telekom, është edhe dosti tjetër i Besnik Bisilimit, Ilaz Halili – edhe ky i avancuar muaj më parë në pozitë brenda Telekomit të Kosovës.

Ky komision i përbërë nga, Ilaz Halili, ka vlerësuar me më së shumti pikë, Muhamet Mehmetin, duke e vlerësuar atë me 71.66 pikë.

Fotografi – Ilaz Halili, Besnik Bsilimi dhe Muhamet Mehmeti

Por këtu nuk mbaron e gjitha.

Telekomi i Kosovës që për kryeshefe ka Burbuqe Hanen, njeriun që ishte vendosur në pozitën më të lartë në këtë kompani, ka avansuar edhe njeriun tjetër, I afërt me Besnik Bislimin, Fatmir Bllacën.

Bllaca në fillim të këtij viti, saktësisht me 15 janar të 2024 ishte emëruar në Telekomin e Kosovës në pozitën Menaxher- shitja operative.

Fatmir Bllaca

Kësisoj zëvendëskryeministri i Kosoëvs, Besnik Bislimi, ka rahatuar tre dostat e tij duke i avancuar në pozita të larta në Telekomin e Kosovës, Ilaz Halilin, Fatmir Bllacën dhe së fundmi Muhamet Mehmetin.

Që të tre këta në rrjetet sociale kanë fotografi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe po ashtu kanë fotografi në zyrat e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Ilaz Halili – Kryetar i Komisionit

/Periskopi/

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it