Haxhiu i thotë Haradinajt: Për shkak teje një prokuror special është dashur ta lëshojë vendin

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur të zhvillohet debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka akuzuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, se prokurori special Elez Blakaj për shkak të tij është dashur ta lëshojë Kosovën, njofton Klan Kosova. […]
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka akuzuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, se prokurori special Elez Blakaj për shkak të tij është dashur ta lëshojë Kosovën, njofton Klan Kosova.
“Në Republikën e Kosovës një prokuror special është dashur ta lëshojë vendin për shkak teje sepse sa ke qenë kryeministër i ke kërkuar raport me shkrim”.
“Bëhet fjalë për Elez Blakajn, kjo është ndërhyrje brutale në sistemin e drejtësisë. Për shkak teje dhe për shkak qasjes tënde i njëjti nuk është mbrojtur”.












