Haxhiu me dyshime: Padia ndaj Lirim Mehmetaj nuk u shkrua nga Dimali, por nga klani i Dejona Mihalit

Haxhiu me dyshime: Padia ndaj Lirim Mehmetaj nuk u shkrua nga Dimali, por nga klani i Dejona Mihalit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas padisë ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, ku ky i fundit beson se kallëzimi penal është bërë nga deputeti i VV-së, Dimal Basha, shkruan Periskopi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haxhiu thotë se “Dimali nuk e ka shkruar atë padi, por ajo është e përgatitur […]

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas padisë ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, ku ky i fundit beson se kallëzimi penal është bërë nga deputeti i VV-së, Dimal Basha, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haxhiu thotë se “Dimali nuk e ka shkruar atë padi, por ajo është e përgatitur në klanin propagandistik të LVV-së të udhehqur nga Dejona Mihajli”.

“Kritikat dhe argumentet e Lirimit dhe analistëve tjerë që pasqyrojnë dështimet e Qeverisë Kurti, nuk mund të shuhen dhe anashkalohen me padi farse të këtij pushteti.

Drejtësia sot në Kosovë po përdorë standarde të dyfishta ndaj atyre që e kritikojnë pushtetin dhe ndaj njerëzve të pushtetit të cilët çdo ditë fyejnë, shajnë dhe linçojnë opozitarët”, ka shkruar nder të tjera Haxhiu.

Postimi i tij i plotë i Bekim Haxhiut:

Përpjekja për linçim, frikësim dhe nështrim të çdo zëri kritik nga pushteti autokrat i Kurtit siç është edhe padia shpifëse e Dimal Bashes ndaj Lirim Mehmetaj, tregon qartë kapjen e drejtësisë duke i luftuar gazetarët e paktë hulumtues e të guximshëm aktualisht në Kosovë.
Dyshoj se Dimali nuk e ka shkruar atë padi ndaj Lirim Mehmetaj, por ajo është e përgatitur në klanin propagandistik të LVV-së të udhehqur nga Dejona Mihajli, siç u dëshmua që i dirigjon edhe fjalimet e deputetëve të VV-së.
Kritikat dhe argumentet e Lirimit dhe analistëve tjerë që pasqyrojnë dështimet e Qeverisë Kurti, nuk mund të shuhen dhe anashkalohen me padi farse të këtij pushteti.
Drejtësia sot në Kosovë po përdorë standarde të dyfishta ndaj atyre që e kritikojnë pushtetin dhe ndaj njerëzve të pushtetit të cilët çdo ditë fyejnë, shajnë dhe linçojnë opozitarët.

Kujtojmë se dje gazetari Lirim Mehmetaj ka sqaruar se rastësisht e ka parë thirrjen për të. Ai ka aluduar se atij ishte duke iu përgatitur një arrestim nga pushteti.
“Pushteti kriminalo-banditesk i Albin Kurtit që e pengon prokurorinë me hap rast për Martin Berishajn e ndërhynë për fajdexhi qysh është rasti i vëllait të zëvendës-ministrit të drejtësisë, e nuk e dënon Glauk Konjufcën përkundër se e pranon fajësinë, paska vendos të më përndjek mua.

Fatmirësisht, rastësisht mora vesh që është hap ky rast edhe shkova vetë me marrë në Postë thirrjen, se askush s’ma ka sjellë në shtëpi e as nuk ma kishin sjellë derisa do të kalonte afati i paraqitjes.

Me siguri për të krijuar ndonjë tip drame të arrestimit.” – ka shkruar Mehemtaj.

Periskopi dje dhe sot ka kontaktuar edhe deputetin Dimal Basha në lidhje me këtë çështje, por i njëjti nuk është përgjigjur.

 

Të ngjashme
Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë