Haxhiu nënkupton se VV s’ia jep kryeministrin LDK’së: E kemi kandidatin e duhur

Ish-deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, shkruan se Vetëvendosje e ka programin dhe kandidatin e duhur ‘që kthen shpresën, besimin e zhvillimin’. Mesazhi i Haxhiut në Facebook, vjen në kohën kur janë intensifikuar bisedat mes dy partive, LDK dhe Vetëvendosje si dhe nga raportimet e shumëta se kjo e fundit do t’ia jap postin e kryeministrit […]
Ish-deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, shkruan se Vetëvendosje e ka programin dhe kandidatin e duhur ‘që kthen shpresën, besimin e zhvillimin’.
Mesazhi i Haxhiut në Facebook, vjen në kohën kur janë intensifikuar bisedat mes dy partive, LDK dhe Vetëvendosje si dhe nga raportimet e shumëta se kjo e fundit do t’ia jap postin e kryeministrit LDK’së.
Haxhiu shkruan në FB:
Lëvizja VETËVENDOSJE!, asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme dhe më e organizuar se tani. Janë dashur vite angazhim, punë e mobilizim për të arritur deri këtu.
Të gjitha subjektet politike, kanë pasur rastin të qeverisin me vendin. Ne jemi dëshmitarë të mendësisë së mbrapsht të qeverisjes prandaj qytetarët asnjëherë më shumë nuk kanë qenë entuziastë dhe po e presin me padurim fitoren e Lëvizjes, e që do të jetë fitore e popullit dhe Republikës.
Kosova asnjëherë si ka pasur punët më keq, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka edhe programin por edhe kandidatin e duhur që e kthen shpresën, besimin e zhvillimin.












