Haxhiu për vrasjen e gruas në Ferizaj: Gratë ende nuk janë të sigurta

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur e tronditur për vrasjen e gruas që ndodhi sot në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Ajo tha se janë në komunikim me institucionet e përgjegjëse që të kuptojnë të gjitha rrethanat se si ndodhi edhe plagosje e të miturit. “Pavarësisht përpjekjes sonë të përditshme, angazhimit tonë të […]
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur e tronditur për vrasjen e gruas që ndodhi sot në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.
Ajo tha se janë në komunikim me institucionet e përgjegjëse që të kuptojnë të gjitha rrethanat se si ndodhi edhe plagosje e të miturit.
“Pavarësisht përpjekjes sonë të përditshme, angazhimit tonë të vazhdueshëm, gratë ende nuk janë të sigurta. Raste si këto na obligojnë që të vazhdojmë punën dhe angazhimin në adresimin e fenomeneve si dhuna me bazë gjinore dhe femicidi”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje, ajo tha se të gjitha institucionet duhet të jenë të pakompromise në adresimin e këtyre rasteve.












