Haxhiu: Prokuroria shmang ftesën për Ramush Haradinajn, për shkak të lidhjeve të tij me Serbinë

Haxhiu: Prokuroria shmang ftesën për Ramush Haradinajn, për shkak të lidhjeve të tij me Serbinë

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka akuzuar ish kryeministrin e Kosovës njëherësh deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, për lidhje me Serbinë. Ajo në konferencë për media kur është pyetur nga gazetarët për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti ndaj Prokurorisë Speciale, ka thënë se përse ky institucion i Drejtësisë nuk […]

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka akuzuar ish kryeministrin e Kosovës njëherësh deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, për lidhje me Serbinë.

Ajo në konferencë për media kur është pyetur nga gazetarët për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti ndaj Prokurorisë Speciale, ka thënë se përse ky institucion i Drejtësisë nuk është duke e ftuar Haradinajn për deklaratat e tij se “kryeministri Kurti është i lidhur me Serbinë”.

“Ku ka qenë kryeprokurori Isufaj kur Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Kurti është i lidhur me Serbinë’? A e kanë ftuar Haradinajn për këtë deklaratë? Është një deklaratë e rëndë, pasi po akuzon një kryeministër. Sigurisht që jo, sepse dalin lidhjet e Ramushit me Serbinë dhe me terroristët që e prisnin në zyrë, siç është Milan Radojiçiç”, tha Haxhiu para gazetarëve.

Haxhiu thotë se deklaratat e Kurtit ndaj Prokurorisë Speciale janë “të sakta” dhe “të vërteta”

Haxhiu, e ka cilësuar si “të saktë” dhe “të vërtetë” deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, të dielën në të cilën tha se “unë guxoj t’ju them prokurorëve s’po vij, ta shohim tash a guxojnë të vijnë ata tek unë”.

Sipas Haxhiut, nëse konferenca e kryeprokurorit Blerim Isufaj është thirrur për deklaratat e Kurtit, kjo është për keqardhje.

“Nëse kryeprokurori ka thirrur një konferencë për media për deklaratat e kryeministrit Kurti, kjo është për keqardhje. Ajo që ka thënë kryeministri mbrëmë është e saktë dhe e vërtetë. Si është e mundur që Qeveria e Kosovës ka dorëzuar mbi 200 dosje të korrupsionit, që i kemi gjetur në institucionet që i udhëheqim si Qeveri, dhe nuk është bërë asgjë në procesin e ndjekjes penale, madje shumë prej lëndëve janë mbyllur?”, ka deklaruar Haxhiu në konferencë për media.

Ajo ka thënë se janë dy raste kur kryeprokurori Blerim Isufaj s’ka dhënë asnjë deklaratë, ndonëse të njëjtat sipas saj janë shumë të rëndësishme.

“E para, për emrin që përflitet për afera të ndryshme për pronën në Veternik, dhe e dyta, si është e mundur që kanë kaluar disa vite dhe nuk kemi asnjë njoftim nga ana e Prokurorisë Speciale për rastin e tërheqjes së fletarrestit ndaj kriminelit, Milan Radojiçiç”.

Në konferencën vjetore të mbajtur të hënën në Prishtinë, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka thënë se “të gjithë janë të barabartë para ligjit” kur është pyetur për deklaratën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, rreth ftesës që Prokuroria Speciale i ka bërë për të dëshmuar për rastin e rezervave shtetërore.

“Ju bëj thirrje të gjitha institucioneve publike që të tregojnë përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe të shmangin retorikën që synon politizimin e drejtësisë. Nuk jam këtu për t’i komentuar deklaratat e askujt sepse fare nuk më interesojnë”, ka deklaruar Isufaj.

Kreu i ekzekutivit e ka quajtur “regjisor” kryeprokurorin Isufaj të dielën në një intervistë, duke vlerësuar se ai dëshiron të prodhojë një “lajm ndërkombëtar” se kryeministri kosovar intervistohet për një rast korrupsioni. “Unë guxoj t’ju them s’po vij”./AP/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?