Haxhiu – Remit: Kurti e ka Veton Surroin që ia tregon historinë e UÇK-së përmes librave të tij

Haxhiu – Remit: Kurti e ka Veton Surroin që ia tregon historinë e UÇK-së përmes librave të tij

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka ironizuar me Komandant Remin, pas deklaratës së tij se ‘Albin Kurtin e kishte bashkëluftëtar’. Haxhiu shkruan: Remi e Albini bashkëluftëtarë!!! Rem, a na tregon qysh, në cilat istikame të UÇK-së keni luftuar, se askush nga shokët nuk i ju ka parë bashkë?! Rem, nuk ka nevojë Albini për aurorën […]

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka ironizuar me Komandant Remin, pas deklaratës së tij se ‘Albin Kurtin e kishte bashkëluftëtar’.

Haxhiu shkruan:

Remi e Albini bashkëluftëtarë!!!

Rem, a na tregon qysh, në cilat istikame të UÇK-së keni luftuar, se askush nga shokët nuk i ju ka parë bashkë?!

Rem, nuk ka nevojë Albini për aurorën e UÇK-së, ai tani e ka aurorën e tij 50.28% të cilën e ka krijuar duke goditur çdo individ të UÇK-së që nuk është rreshtuar pro tij. E ka Veton Surroin që ia tregon historinë e UÇK-së përmes librave të tij të famshme.

Rem a e ke dëgjuar çka ka deklaruar Albini në Bruksel për ty dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së, apo ndoshta po don me thanë që edhe ai si bashkëluftetar i yti është “kriminel” i Ballkanit Përendimor!

Rem nuk po të ngushtoj me të pyet në cilën betejë, në cilën vijë të frontit, në cilat istikame ti ke luftuar bashkë me Albin Kurtin?

Rem, për luftën tënde nuk ka dilema, por të gjithë e dimë që Albini ka refuzuar armën dhe uniformën e UÇK-së , ai është përcaktuar për zyre politike.

Të thoje se Albini ka qenë pjesë e zyres politike të UÇK-së në Prishtinë të udhëhqur nga Adem Demaqi është OK dhe është e vërtetë.

Por te thuash e kam bashkëluftëtar, ia ke humbur kuptimin fjalës BASHKËLUFTOJ që ka kuptimin: “Luftoj krah për krah së bashku me një tjetër, marr pjesë krahas me një tjetër në një luftë, në një betejë etj.”

Sot Albinin nuk po e gjykojmë, as vlerësojmë për kohën e luftës, por për ato që ndër vite i ka premtuar dhe tani në qeverisje është duke mashtruar, abuzuar dhe duke keqpërdorur besimin qytetarë.

Reciprociteti, demarkacioni, zajednica, jo negociata, vetvendosje, u harruan!!!

 

Të ngjashme
Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime