Të sqarohen provat që përmendi: Prokuroria iu referua këtyre fjalëve të Haxhiut për rastin e Astrit Deharit

Të sqarohen provat që përmendi: Prokuroria iu referua këtyre fjalëve të Haxhiut për rastin e Astrit Deharit

Prokuroria Speciale, e ka ftuar në cilësinë e dëshmitares ministren e Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu, lidhur me rastin e Astrit Deharit. Një status në Facebook, nga ana e ministers Albulena Haxhiu, ka vënë në lëvizje Prokurorinë Speciale, për të ftuar atë në cilësinë e dëshmitares për rastin e Astrit Deharit. Fjalive të cilave i është referuar […]

Prokuroria Speciale, e ka ftuar në cilësinë e dëshmitares ministren e Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu, lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Një status në Facebook, nga ana e ministers Albulena Haxhiu, ka vënë në lëvizje Prokurorinë Speciale, për të ftuar atë në cilësinë e dëshmitares për rastin e Astrit Deharit.

Fjalive të cilave i është referuar Prokuroria, siç ka njoftuar vetë ministrja në dokumentin e publikuar, janë këto:

Provat ekzistojnë dhe gjithçka që duhet është vullneti i policisë dhe prokurorisë për ta zbardhur deri në fund këtë rast.

Ministria e Drejtësisë ka bërë gjithçka që lejojnë kompetencat e saj. I mbetet institucioneve të drejtësisë të veprojnë dhe të sjellin rezultate ndaj këtij krimi ende të errësuar”, pati shkruar znj.Haxhiu në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit.

Në thirrjen që i është bërë ministers Haxhiu për dëshmi, veç tjerash thuhet:

“E njëjta të sqarohet se cilat janë ato prova për të cilat ajo pretendon dhe nëse po, kush janë kryesit e veprës penale sipas saj”.

Haxhiu për ftesën e intervstimit: Do të shkoj për dëshmi

Lidhur me këtë ftesë, që e bën me dije vetë znj.Haxhiu, ajo po ashtu thotë se ‘do të shkojë ta jap dëshminë e saj lidhur me rastin’.

Mirëpo, ministrja e drejtësisë, hedh kritika në adresë të prokurorit special, Afrim Shefkiu.

Ja mesazhi i plotë në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe dokumentet/ ose thirrjen për intervistim:

‘Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit.

Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!

Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë.

Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, që nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi.

Bashkëngjitur gjeni Autorizimin.’/Periskopi

 

 

 

 

Të ngjashme
“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në