Haziri e konfirmon raportimin e Periskopit: Emra nga AKR mund të jenë pjesë e listës së tyre zgjedhore

Lutfi Haziri i LDK’së sot pas mbledhjes së kryesisë ka konfirmuar raportimin e Periskopit se emra të AKR’së do të jenë në listë zgjedhore të tyre. ‘’Kanë me qenë emra kredibilë, përfaqësues burra e gra, duke përfaqësu rininë dhe grupet e tjera të popullit tonë. Bisedime që deri në mesin e javës së ardhshme duhet […]
‘’Kanë me qenë emra kredibilë, përfaqësues burra e gra, duke përfaqësu rininë dhe grupet e tjera të popullit tonë. Bisedime që deri në mesin e javës së ardhshme duhet të përfundojnë. Parimisht koalicione parazgjedhore s’do të ketë, do të ketë koalicion apo me individë me një listë të përbashkët politike. Besoj që kjo është qëllimi i LDK’së’’, ka thënë Haziri.
Periskopi mësoi nga burimet e veta brenda partisë se LDK është në bisedime për koalicion me AKR’në, ndonëse gjasat janë shumë të vogla që ai të ndodhë.
Sipas këtij burimi, mundësitë janë që këto bisedime të nxjerrin futjen e ndonjë kandidati prej AKR’së dhe PSHDK’së në listën zgjedhore të LDK’së.
“Janë në bisedime me AKR, por gjasat janë që të mos bëhet ky koalicion por vetëm ndoshta dikush i AKR dhe PSHDK të futet në listë”, thuhet për Periskopin.
Sot pas mbledhjes, Arben Gashi nga LDK theksoi se patën diskutime edhe për kriteret që duhet të përcaktohen me rastin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga kjo parti./PERISKOPI/












