Hekuran Murati dorëzohet para komunave, ua qet 60 milionë euro

Hekuran Murati dorëzohet para komunave, ua qet 60 milionë euro

60 milionë euro do të kalojnë në llogari të komunave të Kosovës, shkruan Periskopi. Kjo pasiqë që minsitri i Financave Hekuran Murati njoftoi se ka miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave. “Në pajtim me Nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, sot kam miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej […]

Kjo pasiqë që minsitri i Financave Hekuran Murati njoftoi se ka miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave.

“Në pajtim me Nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, sot kam miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove”, ka njoftuar Murati ndër të tjera.

Sipas tij bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e pa-alokuar, bartja bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse.

E ky lajm ka gëzuar Asociacionin e Komunave të Kosovës, të cilët tash e sa muaj kanë bërë presion që këto mjete të dalin në lllogari të komunave.

Sazan Ibrahimi drejtor ezkeutiv i AKK-së, ka thënë për Periskopi se vendimi edhe pse i vonuar është i mirë.

“Edhe pse i vonuar ky vendim është i mirëseardhur për komunat e Republikës së Kosovës. Shpresojmë që viteve tjera nuk do kemi këso vonesash”, ha Ibrahimi për Periskopi.

Vazhdimisht Asoaiciacioni i Komunave të Kosovës ka kërkaur që këto mjete t`i takojnë komunave.

Në rast se këto mjete nuk do t`iu takonin komunave pasojat do të ishin të mëdha.

Më poshtë një reagimi i Sazan Ibrahimit(kohë më parë) për pasojat në komuna për shkak të mungesës së këtyre mjeteve:

Si pasojë e vonesave të tilla nga MFTP komunat do të kenë këto pasoja:

• Mundësinë për mos-realizimin e shumë projekteve kapitale nëpër komuna bazuar në nevojat e qytetarëve.

• Shkaktojnë vonesa në pagesa ndaj operatorëve ekonomik dhe që këto vonesa mund t’I dërgojnë komunat te përmbaruesi.

• Që mjetet të barten për projektet e përfunduara (pra të barten në të njetin kod buxhetor) dhe që komunat do kenë nevojë për rialokime të reja e që si pasojë e këtyre rialokimve do të ketë zvarritje të tepërta në realizimin e projekteve sepse përveç burokracive të tepërta ligjore edhe proceset e tenderimit po marrin shumë kohë. Kjo nuk ka ndodhur më herët.

• Dëmtojnë komunat në raport të auditimit.

• Vonesa të pakuptimta në bartjen e bilanceve te pashpenzuara.

• Censurim i shfrytëzimit të mjeteve vetanake bazuar në LMFPP

 

Të ngjashme
Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim