“Hera e parë në jetë” – Ashpërsohet debati mes drejtorit të RTK-së dhe Armend Mujës

Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, ishte mjaft i ashpër me kryetarin e këtij Komisioni, deputetin Armend Muja. Kastrati tha se ‘po bëhet shantazh ndaj mediumit publik” dhe shtoi se ‘punëtorët e RTK-së kanë mbetur pa paga qe 20 ditë”. “Qe 20 ditë kemi punu pa pare, kemi lyp mirëkuptimin […]
Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, ishte mjaft i ashpër me kryetarin e këtij Komisioni, deputetin Armend Muja.
Kastrati tha se ‘po bëhet shantazh ndaj mediumit publik” dhe shtoi se ‘punëtorët e RTK-së kanë mbetur pa paga qe 20 ditë”.
“Qe 20 ditë kemi punu pa pare, kemi lyp mirëkuptimin tuaj, t’kam shkru edhe i kam dërgu nja 32-3 emaile në të gjitha institucionet. Meqë është data 20 dhe nuk janë pagat, është hera e parë në jetë që ka me pasë vonesa të pagave për punëtorët e RTK-së. Kam lyp mirëkuptimin tuaj, ta trajtojmë cështjen, këto paga i takojnë RTK-së me ligj, o me mu o pa mu, në fund të gjithë kemi me dhënë përgjegjësi, përndryshe nuk po e shoh ndryshe vec si shantazh”, ka thënë Kastrati./Periskopi/











