Heshtje totale, Lyrical Son e ka marrë fjalën: Askush më nuk ka të drejtë ta përdorë mikrofonin pas kësaj

Heshtje totale, Lyrical Son e ka marrë fjalën: Askush më nuk ka të drejtë ta përdorë mikrofonin pas kësaj

Lyrical Son është rikthyer nga atje ku vendos të qëndrojë i qetë dhe t’i shikojë punët e veta, për të na shkaktuar të dridhura të zemrës me 16 rreshta. Nuk mund të themi me siguri se ishin saktësisht 16, por OH ZOT I MADH, ishin thjesht tundues. Përkundër teknikës që vendosi të përdorë në albumin […]

Nuk mund të themi me siguri se ishin saktësisht 16, por OH ZOT I MADH, ishin thjesht tundues.

Përkundër teknikës që vendosi të përdorë në albumin e rep-artistit, Nushi, e që konsiderohet gjërësisht paksa ‘outdated’, por jo kur e bën Lyrical Son, shkruan Periskopi.

Njeriu duhet ta ketë një dhomë të tërë, ndoshta komplet një kompleks – përfshirë oborrin, bodrumin, dhomën e ndejës, tualetin e kuzhinën – të mbushur me RRESHTA, të cilave u drejtohet sa herë e sheh të nevojshme dhe sa herë mendon se është koha të digjen dëgjueset e të shqyhen basët e veturave.

Në fakt, e paramendojmë atë duke qëndruar i zhytur në modesti në kolltukun e tij të preferuar në shtëpi, teksa dëgjon muzikë ‘bërllok’ të estradës parreshtur, derisa frustrimi të nxjerr më të mirën nga ai dhe të bindet se është koha ta bekojë mikrofonin me rreshta, po flasim ‘straight BARS’, zonja dhe zotërinj.

Nuk do të thonim se versi i tij në këngën ‘H.B.N’ me Nushin është më i miri i mundshëm, por kur futen në miks shpërthimet, fllowi dhe ‘delivery’, atëherë kemi një produkt që vërtetë na bën ta prishim fytyrën.

Sinqerisht, e provuam të qëndronim me fytyrë të drejtë duke e dëgjuar… e pamundur! Ndiheshim të neveritur nga niveli anormal i ‘deliveryt’ të njeriut.

Mendoj, djaloshi e trajtoi mikrofonin sikur nuk e ka të drejtën askush tjetër ta përdorë më, derisa ai të vendosë ndryshe.

”O s’jon be t’fortë pasha ropt, thirre secilin me ren veç thuj kur, SOT!,” thotë ai para se të shtojë, dhe analizojeni këtë:

”Me kafën e mëngjesit, çka m’bjen n’men, që p’i bjen me sh*rrën e sabahit, ju heki pej r*kit.”

Sigurisht, mund të ndajmë ndoshta edhe 10 këngë të tij më të mira se kjo, por ky ishte thjesht momenti i duhur të dëgjonim diçka të tillë pas kaq shumë konsistence me bërllok nga estrada jonë, që na bën ta vlerësojmë 10 herë më shumë këtë projekt.

 

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya