Hetimet e policisë implikojnë Kryeshefin e KEK-ut në një rast të dyshuar korruptiv

Hetimet e policisë implikojnë Kryeshefin e KEK-ut në një rast të dyshuar korruptiv

Hetimet e Policisë së Kosovës ndaj ambasadorit Martin Berishaj kanë përfshirë edhe Kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqin. Në një raport të Hetuesisë së Policisë së Kosovës në hetimet ndaj ambasadorit Berishaj, hidhen dyshime për përfshirjen e Nagip Krasniqit në një rast korruptiv përmes marrëveshjeve të arritura me Furnizuesin Universal të Energjisë, […]

Në një raport të Hetuesisë së Policisë së Kosovës në hetimet ndaj ambasadorit Berishaj, hidhen dyshime për përfshirjen e Nagip Krasniqit në një rast korruptiv përmes marrëveshjeve të arritura me Furnizuesin Universal të Energjisë, kompaninë turke KESCO.

Krasniqi, i emëruar në krye të menaxhmentit të KEK-ut me mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, në fund të vitit 2021 dhe në fillim të vitit 2022 ka nënshkruar dy marrëveshje, të cilat dyshohet t’i kenë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit.

Paparaci, ka siguruar raportin e Drejtorisë së Hetimeve të Policisë së Kosovës. Aty ngrihen dyshime se Nagip Krasniqi, në cilësinë e Kryeshefit të KEK-ut, kishte shkelur një marrëveshje të lidhur me Ministrinë e Ekonomisë që kishte për qëllim mbështetjen financiare në tejkalimin e krizës energjetike.

“Marrëveshja e Monitorimit dhe Kontrollit e nënshkruar me datë 22.12.2021 në mes të Ministrisë së Ekonomisë dhe KEK Sha ka për qëllim mbështetjen financiare në tejkalimin e energjisë në vend duke u mbështetur në vendimin e Qeverisë së Kosovës Nr.02/49 të datës 17.12.2022.

Sipas kësaj marrëveshje (neni 2 pika 5) KEK-u do të organizojë tregtimin e importit të energjisë elektrike për nevojat e FSHU (Furnizuesit e Shërbimit Universal), pas konfirmimit të nominimeve nga ana e KOSTT Sha, deri në shfrytëzimin e mjeteve nga subvencioni”, thuhet në raport, derisa përshkruhet marrëveshja e parë e lidhur mes KEK-ut dhe Ministrisë së Ekonomisë.

Pasi kishte nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Ekonomisë më 22 dhjetor 2021, sipas të cilës KEK-u obligohej që organizonte tregtimin e importit të energjisë elektrike për nevojat e Furnizuesit për

Shërbim Universal (KESCO), Nagip Krasniqi kishte shpërfillur marrëveshjen me ME-në dhe kishte lidhur një marrëveshje të dyshimtë me KESCO-n rreth tri javë më vonë. Më 11 janar, 2022.

Në marrëveshjen e dytë, të nënshkruar me KESCO-n, KEK-u do t’ia delegonte kompanisë private turke, KESCO, kompetencat për tregtimin e energjisë elektrike për nevoja të konsumatorëve kosovarë.

“Me datë 11.01.2022 KEK Sha nënshkruan përsëri marrëveshje me Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energii Elektrike KESCO Sha për shitblerjen e energjisë elektrike nga Importi duke u mbështetur në rekomandimet e Komitetit Teknik Emergjent te formuar në përputhje me UA Nr.04/2017 mbi rregullat dhe masat kufizuese të furnizimit me energji në situata emergjente”, thuhet në raport.

“Kryeshefi ekzekutiv i KEK sha Nagip Krasniqi ka lidhur marrëveshje të dëmshme me KESCO sha, e cila konsiderojmë se është në dëm të buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin e hetuesisë.

Të ngjashme
LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin