Hill e “nervozon” Presidenten, Ramadani: Deklarata e ambasadorit shqetësuese, Osmani po e bën situatën më acaruese

Hill e “nervozon” Presidenten, Ramadani: Deklarata e ambasadorit shqetësuese, Osmani po e bën situatën më acaruese

Dje ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill gjatë një interviste për një media serbe u shpreh se “Serbia është më afër anëtarësimit në NATO sesa Kosova”. Kjo deklaratë ka nxitur reagime në Kosovë, derisa edhe presidentja Osmani iu kundërpërgjigj ashpër ambasadorit Hill se “kushdo që konsideron se Serbia është afër NATO-së, ofendon viktimat e Millosheviqit”. […]

Njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani në një prononcim për Periskopin, u shpreh se deklarata e ambasadorit Hill është shqetësuese dhe tregon nivelin e raporteve mes Kosovës dhe ShBA-së.

“Deklarata e Christopher Hill është vërtetë shqetësuese  për shkak që dëshmon edhe njëherë për nivelin e degradimit të raporteve mes Kosovës dhe ShBA-ve, që është aleati më i madh i Kosovës, veçanërisht që nga lufta e deri më tash… edhe tregon konstruktivitetin e qeverisë së Kosovës që  rrugën që ajo e ka zgjedhë duke i dëmtuar marrëdhëniet e me ShBA”, tha Ramadani

Ndërsa për reagimin e presidentes Osmani ndaj amabsadorit amerikan në Serbi, Ramadani theksoi se nuk kontribuon në përmirësimin e raporteve me ShBA, përkundrazi thotë janë konfrontuese.

““Serbinë e kemi partnerë shumë më të madh sesa Kosovën” kjo është me të vërtetë një pikë e re e degradimit të relacioneve ShBA dhe Kosovë, ndërkohë deklarata e presidentes Osmani nuk i kontribuon asgjë përmirësimit të këtij raporti, madje më duket që është më acaruese dhe më konfrontuese, kështu që duket që kjo qeveri duket që përveç faktit që e ka dëmtu raportin me ShBA, nuk duket që po reflekton, nuk duket se është duke u munduar se si t’i riparoj raportet, por vetëm si t’i acaroj edhe më shumë”, shtoi Ramadani.

I pyetur për takimine e djeshëm të zëvëndëskyreminstit Bislimi me Petar Petkoviqin në Bruksel për çështjen e dinarit, Ramadani tha se “ qëndrimet e Kurtit kanë rënë në ujë”.

“Kjo është koncesioni i radhës, para pak javësh kryeminsitri Kurti  ka thënë që nuk ka normalizim të raporteve pa ekstradimin e Radojçiqit tek organet e drejtësisë në Kosovë, ka thënë që nuk negociohet një vendim i cili është teknik dhe i institucioneve të pavaruara, por tash normalisht me shkuarjen atje të dy këto qëndrime kanë rënë në ujë dhe Kosova është futur prapë në një spirale të koncensioneve të lëshimeve të njëpasnjëshme”, përfundoi ai.

Ndërsa analisti Agon Maliqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha se “deklarata e Hill është teknikisht e saktë”.

“Përndryshe deklarata e Hill është teknikisht e saktë: Serbia ka më shumë ushtrime të përbashkëta me NATO-n dhe po kontribon në prioritetin e saj kryesor që është armatimi i Ukrainës. Edhe Kosova sot mund të ishte më afër NATO-s po të mos qeverisej nga një qeveri që e shpërfill koordinimin me NATO-n, kërcënon në kurriz të saj dhe mundohet t’ia diktojë politikën”, shkroi Maliqi.

“Hill është ambasador në Serbi, atë punë e ka, me e ledhatu opinionin publik në Serbi. Ndërkohë ai dhe ambasada atje paralelisht rrjedhin informata në media (shikoni raportin e javës së shkuar në median opozitare Nova TV) se Serbia i ka financuar kompanitë e Radojcicit disa ditë pas Banjskës – informatë që “koincidoi” me deklaratën e Escobar në Prishtinë. Për ata që duan të kuptojnë dhe nuk janë delirantë gjeopolitikë që mendojnë se politika e SHBA duhet të diktohet prej Kosovës, në lojë më shumë është njëfarë strategjie perfide e përqafimit cinik të Vuçiqit deri në vdekjen e tij politike; e përdorimit të dobësisë së tij për ta shtyrë marrëveshjen me Kosovën dhe e zbutjes së sentimentit anti-perëndimor në Serbi”.

Deklarata e Hill për Serbinë afër NATO-s, Hovenier: S’pajtohem me ata që duan të bëjnë krahasime se kush ku qëndron

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?