Hill: Në çështjen e Kosovës nga Beogradi flisnim veç me Millosheviq, nga Kosova, Rugova s’ishte i vetmi që mund të bisedohej

Hill: Në çështjen e Kosovës nga Beogradi flisnim veç me Millosheviq, nga Kosova, Rugova s’ishte i vetmi që mund të bisedohej

Diplomati amerikan, Christopher Hill ka nisur sot dëshminë në Speciale, në kuadër të Mbrojtjes së Hashim Thaçit. Në dëshminë e tij ai foli për Kosovën dhe marrëdhëniet që kishte që nga vitet e 90’ta. Ai tregoi se së pari në çështjen e Kosovës ishte përfshirë nga Qeveria e Amerikës në vitin 1998. “Së pari jam […]

Diplomati amerikan, Christopher Hill ka nisur sot dëshminë në Speciale, në kuadër të Mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Në dëshminë e tij ai foli për Kosovën dhe marrëdhëniet që kishte që nga vitet e 90’ta.

Ai tregoi se së pari në çështjen e Kosovës ishte përfshirë nga Qeveria e Amerikës në vitin 1998.

“Së pari jam përfshirë nga qeveria e SHBA-së në maj të vitit 1998”.

Ai u pyet se “Kush ua kërkoi të përfshiheshit?”

“Mora një telefonatë asokohe nga sekretarja e shtetit, Madeleine Albright që më kërkoi që përveç si ambasador në Maqedoni, të merrja përsipër edhe postin e të dërguarit të posaçëm në Kosovë.Unë në këtë rol timin i raportoja Madeleine Albright, megjithatë më duhet të shtoj se në këtë kohë, Holbruck ishte shumë i interesuar për çështjen e Kosovës dhe më këshillonte vazhdimisht për çështje që kishin të bënin me Kosovën dhe isha i informuar me zhvillimet atje”,tha Hill, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse Madeleine Albright mbështetej në vlerësimet e tij, ai tha se po.

“Po ajo mbështetej, pro bazohej edhe nga informacionet e tjera në teren”.

“Në fillim fare e kuptova rolin tim që duhet ofruar një lloj mbështetje apo zgjidhje politike dhe duhet të ndihmonim për të sprapseshin forcat atje nga dhuna e rritur, e jam përpjekur që me kolegë dhe departamentin e Shtetit të mund të ndërtonim që të rikthehej autonomia përmes një plani e Kosova të kishte udhëheqjen e vetë, kjo ishte pista.Mendoj se është gjithmonë e preferueshme që të gjendet një zgjidhje politike. Por në këtë rast është veçanërisht e rëndësishme sepse partner tanë dhe aleatët ishin të shqetësuar për shpërthim të mundshëm të dhunës përsëri në kontinent e donin të arrihej një zgjidhje politike e për këtë arsye kemi punuar ngushtë me evropianët”,deklaroi ai.

“Gjatë punës a ka pasur diçka që quhej Grupi i kontaktit”, u pyet Hill.

“Grupi i kontaktit ishte një mekanizëm koordinuese ku përfshiheshin interesat e Rusisë dhe të evropianëve , pra nuk përfshinte të gjitha shtete evropiane që kishin interes të veçantë përfshinte Gjermaninë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar e më vonë edhe Italinë, pra kishte përfaqësues edhe nga Rusia e SHBA-të. Kishte edhe negociator, por edhe ministria që diskutonin lëvizjet e mëtejshme për Kosovën. Puna ime përfshinte edhe leximin e raporteve të shtypit dhe koordinimin me palët e tjera të interesuara ku përfshiheshin disa shtete evropiane, përtej grupit të kontaktit”,tha Hill.

Mbrojtja e pyeti Hill nëse kishte marrë informacione nga stafi i ambasadës në Beograd?.

“Po. Përfshinte edhe Ambasadën në Beograd, por në kohën kur isha unë atje personi në teren isha vetë unë e pastaj kemi krijuar një organizatë monitorimi. Kosova ishte çështje parësore dhe nëse sekretari ka pritur në vizitë një ministër të Jashtëm, shanset ishin të mëdha që një nga pikat e diskutimit do ishte Kosova. Pra dikush nga stafi i sekretarit më komunikonte faktin se ajo kishte diskutuar edhe çështjen e Kosovës. Sekretarja natyrisht gjithmonë është përgatitur për të diskutuar disa tema paraprakisht, disa përfshinin marrëdhënien në përgjithësi në mes SHBA-së dhe vendeve evropiane, por asokohe dukej se Kosova ishte një prej çështjeve, e sa i takonte Kosovës njerëzit e dinin se sekretari thoshte atë që thoshte.Nga pala serbe kam punuar me ekipin e Millosheviq, që përfshinte ish-ministrin e Jashtëm, z. Millotinoviq, por nga pala serbe ishte shumë e kufizuar ishte kryesisht MIllosheviq. Në asokohe ka qenë sfidë e madhe në disa momente pra ishte ndërmarrje e vështirë të gjendeshin njerëz që flisnin me autoritetet sepse çdokush kishte një mendim lidhur me të, s’kishte problem të gjendej dikush me një mendim, por dikush që kishte autoritet”, përshkroi ai.

Kurse i pyetur për kontaktet me anën e Kosovës, ai përmendi ish-presidentin Rugova.

“Një nga personat ishte kreu i LDK-së, Ibrahim Rugova, pra kishte pasur pozitë udhëheqëse në Kosovë, pozitë joformale por mbajti këtë pozitë për një dekadë. Me të u takova më 1999 dhe ai ishte një udhëheqës në Kosovë i mirëvendosur dhe i mirëpranuar, por përkundër Serbisë presidenti Rugova nuk ishte personi  vetëm që mund të bisedohej në Kosovë, pasi nuk përfaqësonte të gjitha pikëpamjet.Në Serbi ishte vetëm një person me të cilin ne komunikonim e mund të merrim shumë informacione me një bisedë me presidentin Millosheviq, kjo nuk pasqyrohej në Kosovë. Në Kosovë kishte diskutime, e kishte diskutime me Rugovën por s’ishin të mjaftueshme për të kuptuar në mënyrë të gjerë pozitën e Kosovës. As presidenti sepse në fakt Rugova kishte titullin si Kryetar i LDK-së, por edhe sikur flisja me të s’mund të prisja që diçka të zbatohej duhet të shkonim më tej se kaq”./Periskopi/

Të ngjashme
Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit