Hill: Në fillim u përpoqëm të ndërtonim një plan që t’i kthehej autonomia Kosovës

Hill: Në fillim u përpoqëm të ndërtonim një plan që t’i kthehej autonomia Kosovës

Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se në çështjen e Kosovës, ishte angazhuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në maj të 1998-ës, konkretisht nga Madeleine Albright  sekretarja e atëhershme e SHBA-së të cilës edhe i raportonte. Hill- tani diplomat në pension –  tha se rolin e tij e ka kuptuar si […]

Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se në çështjen e Kosovës, ishte angazhuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në maj të 1998-ës, konkretisht nga Madeleine Albright  sekretarja e atëhershme e SHBA-së të cilës edhe i raportonte.

Hill- tani diplomat në pension –  tha se rolin e tij e ka kuptuar si diplomat që duhet të ofrojë një mbështetje ose zgjidhje politike dhe rrjedhimisht të ndihmojnë që të zmbrapsen forcat në Kosovë nga dhuna në rritje, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Që në fillim fare jam përpjekur që me kolegët e Departamentit të Shtetit të mund të ndërtonim një plan autonomie në mënyrë të tillë që të kthehej autonomia e Kosovës, në mënyrë që Kosova të kishte vetëqeverisjen e vet. Kjo ishte pista kryesore që ndiqnim me Kosovën dhe Serbinë”, tha Hill.

Dëshmitari këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq.

Dëshmitari duke treguar për funksionin që ka pasur në Maqedoni dhe në Shqipëri, tha se çështja e Kosovës ishte një temë e madhe në Ballkan, por që nuk ishte e vetmja duke iu referuar edhe çështjes së luftërave në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kroaci.

“Kosova ishte një temë shumë e madhe për Ballkanin, por në atëkohë s’ishte e vetmja çështje që diskutohej sepse kishte shumë luftëra që ndërhynin në këtë çështje si lufta në Bosnjë dhe Kroaci”, tha ai.

Deri në maj të viti 1998, Hill tha se nuk e ka vizituar Kosovën deri kur iu kërkua që të merrte përgjegjësi shtesë nga ana e SHBA-së.

Dëshmitari tha se në bisedat e Dejtonit kanë qenë të përqendruara në përfundimin e luftës në Bosnje, por që tema e Kosovës përmendej nga shtetas amerikanë me prejardhje nga Kosova që kërkonin zgjidhje për Kosovën. Tha se ka biseduar për Kosovën edhe me Sllobodan Millosheviqin.

“Më kujtohet që kam pasur biseda të drejtpërdrejta me presidentin Millosheviq në kontekstin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit se e dinim që Kosova do të ishte çështja tjetër e radhës”, tha Hill./Periskopi/

Të ngjashme
Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit