Homofobi e skajshme: Çka gjuajtën në lloç dje deputetët e Kuvendit? Bisedë me ish-ministrin Selim Selimi

Homofobi e skajshme: Çka gjuajtën në lloç dje deputetët e Kuvendit? Bisedë me ish-ministrin Selim Selimi

Me fjalime ofenduese, paragjykuese e qe besa edhe trishtuese u zhvillua seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës, ku Projektkodi Civil nuk kaloi në lexim të parë. 28 deputetë çuan dorën për kalimin e Kodit, që veç tjerash, rregullon pronësinë, trashëgiminë, e shumë çështje të tjera kruciale për funksionimin e shtetit/ shoqërisë. 29 deputetë çuan […]

Me fjalime ofenduese, paragjykuese e qe besa edhe trishtuese u zhvillua seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës, ku Projektkodi Civil nuk kaloi në lexim të parë. 28 deputetë çuan dorën për kalimin e Kodit, që veç tjerash, rregullon pronësinë, trashëgiminë, e shumë çështje të tjera kruciale për funksionimin e shtetit/ shoqërisë. 29 deputetë çuan dorën kundër dhe 16 nuk morën pjesë fare në votim.

Por, sherri i  nenit që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm përmes të cilit lejohet regjistrimi i ‘baëshkësive civile’ të personave me gjini të njëjtë, deputetët hodhën në lloç krejt Kodin.

Periskopi pati një bisedë me Selim Selimin, ish-ministër i Drejtësisë, për të na sqaruar më thjeshtë se çka NUK votuan përfaqësuesit e popullit dje.

Kodi Civil i Republikës së Kosovës, është strukturar në 5 Libra, na tha ish-ministri Selimi.

“Libri i parë, përfshin pjesën e përgjithshme, i dyti – detyrimet, libri i 3-të përfshin pronësinë dhe të drejtat sendore, i katërti përfshin Familjen si dhe libri i pesë përfshin Trashëgiminë”, na sqaroi fillimisht zoti Selimi përmbajtjen e Kodit Civil.

Nëse lëmë anash deputetët opozitarë, ishin deputetët e partisë në pushtet të përçarë në këtë çështje. Shumica prej tyre, nuk patën votë pro Kodit Civil.

Çka tregon kjo? – pyeti Periskopi zotin Selimi.

“Barra e votimit të këtij ligji ka rënë ekskluzivisht mbi Vetëvendosjen dhe shumicën e tyre parlamentare. Ky është dështimi i tyre i dytë, sa ishin në opozitë e rrëzuan këtë kod duke mos bërë kuorumin e sot në pushtet për një oportunizëm politik duke u fshehur prapa kundërshtimit të unionit civil dështojnë ti bëjnë votat”, na tha ai.

Homofobi e skajshme, thotë ish-ministri Selimi, për gjuhën që dëgjuam dje nga deputetë, sidomos të partisë në pushtet.

“Gjuha e tyre elaboruese dje në Kuvend paraqet homofobi të skajshme dhe shpërfaqë tendencën e disave aty që të shkelin të drejtat e njeriut dhe kushtetutën e vendit”, thotë ai për Periskopin.

Për të kuptuar më mirë, se çka në të vërtetë gjuajtën në lloç dje deputetët e Kuvendit të Kosovës – përfaqësues të popullit bie fjala, më poshtë një përmbledhje të cilën na e mundësoi më qartë dhe shkurt, gjatë bisedës me Periskopin, ish-ministri Selimi.

ÇËSHTJET KRUCIALE QË KA PASUR FOKUS HARTIMI I KODIT CIVIL

Libri 1, Pjesën e përgjithshme: Disa nga çështjet kryesore që janë adresuar

Në Librin 1, Pjesa e përgjithshme – është hartuar për herë të parë. Me këtë libër janë rregulluar parimet themelore të cilat deri me tani nuk kanë qenë të rregulluar, ose kanë qenë të shpërndara në ligje tjera por të pa harmonizuara. Si të tilla janë:

1.Parimi i barazisë të gjithë qytetarëve në marrëdhëniet civile,

2.Ndalimi i keqpërdorimit të drejtave dhe shkaktimit të dëmit tjerëve,

3. Burimet e së drejtës civile (caktohen për herë të parë në Kosovë), Kushtetuta, Kodi, Ligjet dhe marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare etj.

Libri 2, Detyrimet: Disa nga çështjet kruciale që janë adresuar

1. Harmonizimi i dispozitave ligjore të ligjit për detyrimet duke i evituar konfliktet e ligjit dhe paqartësitë;

2.Sqarimi i përgjegjësive të palëve në marrëdhënie kontraktuese etj.

Libri 3, Pronësia dhe të drejtat tjera sendore: Disa nga çështjet kryesore që janë adresuar

1. Janë sqaruar të drejtat pronësore, mënyra se si fitohet dhe humbet pronësia;

2.Janë harmonizuar shumë dispozita që kanë qenë të pa qarta;

3.Është sqaruar e drejta e shtetasve të huaj për të pasur pronësi në Kosovë ku parimisht janë të barabartë. Por do të ketë edhe ligj të veçantë për shtetasit e huaj etj.

Libri 4, Familja: Disa nga çështjet kryesore që janë adresuar

1.Janë përmirësuar dispozitat ligjore të Ligjit të familjes në aspektin e kuptimit më të mirë;

2.Është siguruar më mirë barabarësia para ligjit për të gjithë personat në raportet familjare;

3.Është siguruar një mbrojtje më e mirë e të drejtave pronësore për gratë duke paraparë me të cilën mund ti rregullojnë raportet pronësore.

Libri 5, Trashëgimia: Disa nga çështjet kryesore që janë adresuar

1.Janë hartuar dispozita ligjore që garantojnë barabarësinë efektive në trashëgimi duke u siguruar që edhe gratë të arrin ti realizojnë më mirë të drejtat e trashëgimisë (edhe pse kjo e drejtë ka qenë e garantuar, me Kodin Civil janë paraparë dispozita që e sigurojnë secilin në gëzimin e të drejtës së tij/saj), duke informuar secilin për të drejtën e trashëgimisë;

2. Heqja dorë nga trashëgimia si e drejtë e trashëgimtarëve, mund të bëhet vetëm duke u siguruar një procedurë transparente dhe njoftuar palët/trashëgimtarët me pasojat që ka heqja dorë etj./Dafina Demaku/Periskopi 

 

 

Të ngjashme
E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes