Hovenier kritikoi Kurtin se dështuan me gazin, Miftaraj: Kryeministri për interesa të tilla duhet të ketë guxim

Hovenier kritikoi Kurtin se dështuan me gazin, Miftaraj: Kryeministri për interesa të tilla duhet të ketë guxim

Ambasadori i ri i SHBA’së në Kosovë, Jeff Hovenier në një paraqitje të tij të parë televizive ngriti si çështje edhe gazsjellësin amerikan për të cilin Qeveria Kurti para disa muajsh nuk ishte në gjendje që të merrte ndonjë vendim të pranimit, e që me një fjalë u refuzua deri në një kohë të pacaktuar. […]

Hovenier e quajti dështim të Qeverisë mos arritjen e marrjes së një vendimi për gazin i cili ndër të tjerash do të stabilizonte gjendjen me energjinë në vend.

E për këtë, njohësi i çështjeve, Ehat Miftaraj në një deklaratë për Periskopin ka thënë se për një interesa të tillë, kryeministri Albin Kurti është dashur të kishte guxim dhe vullnet politik.

‘’Se sa e rëndësishme është kjo mbështetje e partnerit kryesor të Republikës së Kosovës për të orientuaar kapacitetet prodhuese energjetike në vend edhe tek mundësite tjera alternative përveq atyre që disponon Kosova aktualisht na e dëshmon gjendja aktuale me furnizim me energji elektrike dhe ccmimet enorme të rrymës. Në këtë drejtim, Kosova dhe Kryeministri Kurti do të duhej të kuptojnë se në ccështje strategjike si ccështja e gazit ku interesat e Kosovës dhe Amerikës bashkohën, do të duhej të ketë vullnet dhe guxim politik për të marr vendime të cilat do të cilat do të ndikonin në pvarësinë energjetike në Kosovë’’, ka thënë Miftaraj për Periskopin.

Tutje ai ka theksuar se ‘’Ambasadori amerikan ri-konfirmoj përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të i ndihmuar Kosovës në përmirësimin e infrastrukturës energjetike në Kosovë. Në mënyrë të njejtë sikurse tha edhe vet ambasadori amerikan se Programi „Kompakt” i KSM-së, nëse miratohet, do të përmbajë ndihmë shumë të rëndësishme në mbështetje të infrastrukturës energjetike për Kosovën – për ta ndihmuar Kosovën që të ketë furnizim me energji që është i sigurt, i qëndrueshëm, bashkëkohor, i shek. XXI.’’.

Hovenier mbrëmë në RTK, me fillim të marrjes së mandatit shprehu kritika direkte për Qeverinë për këtë shkak.

“Qeveria nuk ishte në gjendje të merrte vendime për rrugën e saj të ardhshme në afatet kohore që kërkon MCC’ja. Kjo domosdoshmërish është dështim. Jo domosdoshmëri është diçka që po kritikoj’’./PERISKOPI/

 

 

Të ngjashme
Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?