Hovenier pas takimit me Bislimin: Nuk ka dhënë propozim specifik për dinarin, qeveria po punon në këtë drejtim

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier pas takimit me zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi tha se ky i fundit nuk i ka dhënë asnjë propozim për çështjen e dinarit, shkruan Periskopi. “Sapo u taklova me zëvendëskryeministrin Bislimi dhe diskutuam para takimeve për dialogun. Ne e respektojmë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës e cila ka për detyrë […]
Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier pas takimit me zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi tha se ky i fundit nuk i ka dhënë asnjë propozim për çështjen e dinarit, shkruan Periskopi.
“Sapo u taklova me zëvendëskryeministrin Bislimi dhe diskutuam para takimeve për dialogun. Ne e respektojmë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës e cila ka për detyrë që të qeverisë e cështjet monetare të Kosovës kjo nuk ka të bëjë me dinarin. Kjo është mënyra me të cilën zbatohet rregullorja e BQK. Jemi të shqetësuar se kjo mund të ndikojë në popullatën e cenueshme posaqerishtë të komuitetit serb në Kosovë, por mendojmë që është me rendësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit dhe bisedimet tona për këtë çështje do të vazhdojnë ka mundësi që dy palët të ofrojnë rrugëzgjidhje se si mund të bëhet kjo”, tha Hovenier.
“Nuk më ka dhënë asnjë propozim specifik, por qeveria është duke punuar në këtë drejtim.”, përfudoi ai












