Hoxha e vlerëson të qetë situatën e sigurisë, përmend Banjskën dhe kidnapimin e policëve

Hoxha e vlerëson të qetë situatën e sigurisë, përmend Banjskën dhe kidnapimin e policëve

Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se përgjatë vitit 2023, policia është ballafaquar me një ambient kompleks të sigurisë, ndonëse shtoi se situata e përgjithshme në territorin e Kosovës vlerësohet të jetë e qetë. Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Çështje të Sigurisë, ai përmendi disa prej rasteve më të rënda […]

Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Çështje të Sigurisë, ai përmendi disa prej rasteve më të rënda kriminale, përfshirë këtu sulmin në Banjskë e kidnapimin e tre zyrtarëve policor kufitar.

“Situata e përgjithshme në Republikën e Kosovës bazuar në zhvillimet aktuale në vend, rajon dhe më gjerë vlerësohet të jetë e qetë, megjithatë në pjesën veriore të Kosovës edhe më tutje, situata e sigurisë edhe më tutje mbetet e brishtë. Policia gjatë vitit 2023 është ballafaquar me një ambient komples të sigurisë marrë për bazën dinamikën e kërcënimeve të sigurisë siç janë incidentet kriminale, sulmet terroriste, protesta të dhunshme e kërcënimet hibride. Vlen të përmenden disa prej rasteve më të rënda kriminale përgjatë vitit 2023. Sulmet më datën 26 maj të vitit 2023 ndaj policisë, qytetarëve dhe gazetarëve, sulmi më datë 29 maj ndaj policisë e pjesëtarëve të KFOR-it, kidnapimi i tre zyrtarëve policorë kufitar me datë 14 qershor dhe sulmi terrorist në Banjskë ndaj policisë së Kosovës”, u shpreh Hoxha, njofton Klankosova.tv.

“Përgjatë vitit 2023, policia ka menaxhuar mbi 500 protesta vetëm në pjesën veriore të Kosovës, raste të shumta të kontrabandës dhe krimit transkufitar, rasti i grabitjes në Suharekë, rasti i vrasjes në fshatin Bernicë, shkatërrimi i laboratorëve të drogës dhe të prodhimit të kriptovalutave”, tha Hoxha, njofton Klankosova.tv.

Megjithatë, Hoxha tha se policia e Kosovës përkundër sfidave, ka arritur të menaxhojë me sukses situatën e sigurisë në vend.

“Policia e Kosovës përkundër sfidave ka arritur me sukses të menaxhojë situatën e sigurisë dhe ka përmbushur misionin e saj duke garantuar rendin dhe sigurinë publike në gjithë territorin e Kosovës”.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik