Hoxhaj: Shoh tendencë te Kurti për ta përmbysur rendin kushtetues dhe juridik

Hoxhaj: Shoh tendencë te Kurti për ta përmbysur rendin kushtetues dhe juridik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se vendi po përballet me krizën më serioze shtetërore që nga shpallja e pavarësisë. Në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, Hoxhaj tha se shtetësia e Kosovës është vendosur në pikëpyetje dhe se përgjegjësinë […]

“Ajo çka po ndodh gjatë vitit 2025 është një kolaps total. Një krizë më serioze shtetërore se kjo nuk ka pasur Kosova në historinë e saj. Jemi në një situatë ku shtetësia jonë, e kërcënuar nga brenda, është vendosur në pikëpyetje”, deklaroi Hoxhaj.

Ai theksoi se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka frikë nga zgjedhjet, por paralajmëroi se kriza politike do të thellohet edhe më shumë pas tyre, nëse nuk ndryshon qasja aktuale e qeverisë.

“PDK nuk ka frikë dhe as unë si deputet. Por mendoj se kolapsi shtetëror do të thellohet edhe pas zgjedhjeve. Nëse Kurti është sjellë gjatë kësaj kohe si një politikan i paaft për dialog, i paaft për një marrëveshje politike, i paaft për të bërë qeverinë, nuk e përjashtoj mundësinë që me sjelljen e tij ta thellojë krizën edhe më tej”, u shpreh ai.

Sipas Hoxhajt, ekziston një tendencë e rrezikshme nga ana e kryeministrit për ta minuar rendin kushtetues dhe juridik të vendit.

“Unë shoh një tendencë nga ana e tij për ta përmbysur rendin kushtetues dhe juridik, dhe ky kolaps mund t’i shërbejë idesë së tij politike”, tha deputeti i PDK-së.

Të ngjashme
Rritet pak fluksi në kufijtë e Kosovës, në disa vendkalime pritje deri në 20 minuta

Rritet pak fluksi në kufijtë e Kosovës, në disa vendkalime pritje deri në 20 minuta

Moti sot: Ngrohtë, me reshje dhe rrufe pasdite

Moti sot: Ngrohtë, me reshje dhe rrufe pasdite

‘Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun’

‘Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun’

Nis gjykimi për rastin “Capat”, sot seanca ndaj dy të akuzuarve për vrasje të rëndë

Nis gjykimi për rastin “Capat”, sot seanca ndaj dy të akuzuarve për vrasje të rëndë

Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë

Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë

Ngjarja tragjike në Istog: Gjyshi me mbesën humbën jetën në aksident

Ngjarja tragjike në Istog: Gjyshi me mbesën humbën jetën në aksident

Helmimi i disa protestuesve në Sferkë, nga Prokuroria në Pejë japin detaje

Helmimi i disa protestuesve në Sferkë, nga Prokuroria në Pejë japin detaje

Rast i rrallë në botë: Nëna sjell në jetë katërnjaket identike

Rast i rrallë në botë: Nëna sjell në jetë katërnjaket identike

Cucurella zbulon dhimbjen që e fshehu prej vitesh: Asnjë trofe nuk vlen sa buzëqeshja e djalit tim

Cucurella zbulon dhimbjen që e fshehu prej vitesh: Asnjë trofe nuk vlen sa buzëqeshja e djalit tim

Sekretari i ri britanik, është mik i dëshmuar i Kosovës

Sekretari i ri britanik, është mik i dëshmuar i Kosovës

“Gjendje e rëndë”, QKUK jep detaje për fëmijën që u aksidentua në Istog

“Gjendje e rëndë”, QKUK jep detaje për fëmijën që u aksidentua në Istog

“Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja“

“Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja“

Zemaj: Në LDK nuk ka vend për ata që kënaqen me vendin e dytë apo të tretë

Zemaj: Në LDK nuk ka vend për ata që kënaqen me vendin e dytë apo të tretë