Hoxhallarët për fotografinë e gruas me shami që s’e publikoi Kurti, ua hedhin fajin mediave

Hoxhallarët për fotografinë e gruas me shami që s’e publikoi Kurti, ua hedhin fajin mediave

Kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani dje u pritën në një takim zyrtar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Në mesin e delegacionit amerikan, ishte edhe një grua me shami, e cila po komentohet shumë nëpër rrjete sociale për faktin që nuk po figuron në fotografitë e publikuara nga Zyra e kryeministrit Albin […]

As në komunikatën zyrtare e as në fotografitë e publikuara në profilin zyrtar të kryeministrit Albin Kurti  në Facebook nuk shihet dot gruaja me shami që në realitet ishte e ulur në tavolinën e takimit të rëndësishëm dje mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Amerikës.

Për prerjen e figurës së saj, hoxhallarët e islamikët e tjerë po fajësojnë mediat, ndërkohë që është vet kryeministri që ka shpërndarë fotografitë në atë formë, duke përjashtuar prezencën e gruas me shami. Ndërkohë që shumica e mediave, janë servuar me fotografinë e publikuara nga  Sekretari Blinken, ku shihet edhe gruaja me shami.

Met today with President Osmani and Prime Minister Kurti of Kosovo. The United States supports Kosovo’s Euro-Atlantic and international integration and the EU-facilitated Kosovo-Serbia Dialogue. We appreciate Kosovo’s hospitality to Afghans and its firm support for Ukraine. pic.twitter.com/cNIrY2EwwY

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) July 26, 2022

E një reagim konkret duke hedhur vrerë ndaj mediave, e ka bërë hoxhë Husamedin Abazi.

Ai publikon dy fotografi dhe në mbishkrim thotë;

‘Mediat tona raciste, edhe këtë e bëjnë’.

Gjatë ditës, fotografia në fjalë është shpërndarë në shumë prej mediave kosovare, duke afirmuar vlerat e tolerancës dhe demokracisë, por mediat, me gjithë respektin e madh ndaj Ekipit të zotit Blinken dhe ekipeve të Kurtit & Osmanit, nuk është se janë marrë shumë me emrat e tyre në veçanti, pasi që figurat krysore të takimit ishin Blinken, Osmani dhe Kurti.

Por, kjo tendencë e disa prej emrave të njohur të imamëve kosovarë, për të manipuluar me faktet, vërtetë është shqetësuese.

Sidoqoftë, për rëndësinë e takimit Blinken – Osmani – Kurti lexoni më shumë KÊTU./PERISKOPI/

 

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës