Humolli: Vetëvendosjes i nevojitet një vetëkritikë, mund të ketë edhe largime tjera të deputetëve

Humolli: Vetëvendosjes i nevojitet një vetëkritikë, mund të ketë edhe largime tjera të deputetëve

Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar, deputetin Haki Abazi. Ai, sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës,  është parë i ulur vetëm, pas ulëseve të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, afër deputetit të larguar nga LVV-ja, Fatmir Humolli. E lidhur me këtë çështje, ky i fundit e komentuar për Front […]

Ai, sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës,  është parë i ulur vetëm, pas ulëseve të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, afër deputetit të larguar nga LVV-ja, Fatmir Humolli.

E lidhur me këtë çështje, ky i fundit e komentuar për Front Online largimin e deputetit Abazi nga Vetëvendosja.

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli thotë se deputetët e Vetëvendosjes nuk janë të kënaqur me gjendjen brenda partisë.

“Një gjë e di që shumica e deputetëve nuk janë duke e pranuar këtë gjendje çfarë është. Janë duke e vlerësuar këtë gjendje se nuk është e mirë”, shprehet ai.

Humolli nuk e përjashton mundësinë edhe për largime të tjera nga Vetëvendosja.

Sipas tij, partia e Vetëvendosjes duhet të bëjë një vetëkritikë të brendshme, e jo qasje të gabueshme.

“Këtu është puna e dinjitetit, përgatitja politike e secilit deputet, por jam i bindur që mundësitë pas largimit të Hakiut, ka mundësi që tash me i mobilizu Vetëvendosjen me bë një vetëkritikë të brendshme që me bë punë më mirë. Në qoftëse nuk bëjnë punë më të mirë atëherë ata i qasen gabimisht deputetëve, pastaj deputetët kanë mundësi edhe me reagu edhe me largim vet, ashtu siç jam largu unë, si është largu Hakiu”, u shpreh ai.

Ndryshe, lidhur me përjashtimin e tij, deputeti Abazi ka pretenduar se kjo ka ndodhur pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ia ka përmendur emrin në Kuvendin e Serbisë.

Për dy vite qeverisje, Lëvizja Vetëvendosje humbi tre deputetë nga grupi i vet parlamentar. Doarsa Kica-Xhelili e Listës GUXO, Haki Abazi e Fatmir Humolli janë tre deputetët që nuk janë më pjesë e VV-së në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?