Hykmete Bajrami: Sa herë ka një krizë, Qeverisë i vjen një sondazh i ri

Deputetja e PDK-së Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të fundit të një sondazhi nga UBO, ku VV-ja renditet e para, shkruan Periskopi. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami u shpreh se “pushtetarët qenkan ekzaltuar sërish me sondazhe” dhe sipas saj sa herë ka një krizë qeverisë i vjen sondazh i […]
Deputetja e PDK-së Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të fundit të një sondazhi nga UBO, ku VV-ja renditet e para, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami u shpreh se “pushtetarët qenkan ekzaltuar sërish me sondazhe” dhe sipas saj sa herë ka një krizë qeverisë i vjen sondazh i ri.
”Mbajeni në mend, sa herë që ka një krizë, qeverisë i vjen një sondazh i ri. Herën e kaluar në ditën e faturave dyfysh të energjisë elektirke, këtë herë në periudhën e shpërfaqjës së korrupcionit përmes kontratave sekrete e pazareve në katër sy.
Duan të paraqesin një realitet tjetër – fiktiv. Të na thonë se ne jemi vet. Se shumica është me ata – të kënaqur si dikur”, ka shkrur Hykmete Bajrami ndër të tjera.
Na qenkan ekzaltuar – sërish – pushtetarët me sondazhe
Këtë herë paskan treguar gjenerozitet, na paskan ulur vetëm në 16%. Me sondazhe mund të na ulin edhe më shumë, do ta bejnë javëve në vijim, por realiteti ndryshon nga sondazhet e tyre.
Mbajeni në mend, sa herë që ka një krizë, qeverisë i vjen një sondazh i ri. Herën e kaluar në ditën e faturave dyfysh të energjisë elektirke, këtë herë në periudhën e shpërfaqjës së korrupcionit përmes kontratave sekrete e pazareve në katër sy.
Duan të paraqesin një realitet tjetër – fiktiv. Të na thonë se ne jemi vet. Se shumica është me ata – të kënaqur si dikur.
Propaganda është mjet i tyre dhe kjo është veçse një mjet.
Kur flasim për sondazhe kujtoni vetëm pak zgjedhjet lokale. Gjithë ekzaltimin e pushtetit atëherë, gjithë ‘kredibilitetin’ e matësve – një natë para zgjedhjeve.
Fundin e dini të gjithë.
Na qenkan ekzaltuar – sërish – pushtetarët me sondazhe
Këtë herë paskan treguar gjenerozitet, na paskan ulur vetëm në…
Posted by Hykmete N. Bajrami on Saturday, April 6, 2024












