Hyseni: Abdixhiku hipokrit e servil, Kurti e Osmani strucë e qyqarë

Hyseni: Abdixhiku hipokrit e servil, Kurti e Osmani strucë e qyqarë

Skënder Hyseni e quan hipokrit kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun. Kurtin dhe Osmanin, i quan strucë e qyqarë. Me anë të një postimi të gjatë të publikuar në profilin e tij në Facebook, Skender Hyseni, rezolutën kundër referendumit serb e ka quajtur qyqarllëk të binomit Kurti-Osmani, të cilët sipas tij e gjetën mbështetjen te Abdixhiku. […]

Me anë të një postimi të gjatë të publikuar në profilin e tij në Facebook, Skender Hyseni, rezolutën kundër referendumit serb e ka quajtur qyqarllëk të binomit Kurti-Osmani, të cilët sipas tij e gjetën mbështetjen te Abdixhiku.

“Për këtë maskaradë prej seance kuvendore, Kurtit e Osmanit u duhej një pjesë e opozitës në mënyrë që këta të dy të heqin çfardo përgjegjësie nga vetja e tyre. Dhe këtë përkrahje e gjetën, ku tjetër pos te servili dhe hipokriti politik, aleati i tyre Lumir Abdixhiku i LDK-së, i cili me aleancën e tij të heshtur me Kurtin e Osmanin, përkatësisht me servilizmin dhe hipokrizinë e tij politike, e ka infektuar keq edhe një pjesë të LDK-së. Po e nënvizoj: “Një pjesë të LDK-së””, është shprehur ai.

Sipas tij, LDK vështirë që do të mund të dal nga kurthi në të cilin e ka futur Lumir Abdixhiku.

Reagimi i tij i plotë:

Rezoluta kundër referendumit serb, qyqarllëku i binomit Kurti-Osmani dhe servilizmi e hipokrizia politike e Abdixhikut.

Askush nuk e ka vënë në dyshim karakterin ani-kushtetues të votimit, edhe në territorin e Kosovës, në një referendum të shtetit serb. Rjedhimisht ndalimi i këtij referndumi ishte obligim kushtetues i Qeverisë, dhe kjo duhej të ndodhte në koordinim me aleatët dhe miqët e Kosovës. Është e sigurt se po të kishim Kryeministër dhe Ministri të Jashtme do të mirrej edhe dakordimi për ndalimin e referendumit. Për t’u arritur ky koordinim dhe dakordim Kurti e Osmani kanë pasë gadi dy muaj kohë. Por, në vend të koordinimit, konsultimeve dhe dakordimit, Kurti e Osmani kanë zgjedhur opcionin e demonstrimit të” “sovranitetit të padiskutueshëm” nën slloganin “ne nuk kemi nevojë për aleat e as miq dhe nuk lejojmë askend të përzihet në punët tona të brendshme”. “Ne nuk e shkelim kushtetuten tonë as për aleatët”, thanë këta të mjerë. Thua se aleatët nuk bëjnë asgjë tjetër veqse çdo ditë kërkojnë nga ne që ta shkelim kushtetutën, sic!!!???

Kështu, duke mos pasë guximin elementar për të zbatuar kushtetutën, strucët, binomi Kurti-Osmani vendosën të organizonin ‘referendumin’ e tyre, ku tjetër pos, në kuvendin e Kosovës për t’u shtruar deputetëve një pyetje të thjeshtë: “Të dashur deputetë UNË, VJOSA OSMANI PRESIDENTJA JUAJ DHE UNË, ALBIN KURTI, KYEMINISTRI JUAJ, po ju pyesim: A duhet ne të dy ta zbatojmë Kushtetutën e Kosovës???!!!” Dhe deputetët, 76 sish, njëzëri: “Po shefa! Ju duhet ta zbatoni kushtetutën”! Nuk e besoj të kishte njeri që priste përgjigje tjeter!

Për këtë maskaradë prej séance kuvendore, Kurtit e Osmanit u duhej një pjesë e opozitës në mënyrë që këta të dy të heqin çfardo përgjegjësie nga vetja e tyre. Dhe këtë përkrahje e gjetën, ku tjetër pos te servili dhe hipokriti politik, aleati i tyre Lumir Abdixhiku i LDK-së, i cili me aleancën e tij të heshtur me Kurtin e Osmanin, përkatësisht me servilizmin dhe hipokrizinë e tij politike, e ka infektuar keq edhe një pjesë të LDK-së. Po e nënvizoj: “Një pjesë të LDK-së”.

LDK vështirë që do të mund të dal nga kurthi në të cilin e ka futur Lumir Abdixhiku, duke e bërë këtë parti pjesë të një politike populliste, rrënuese për vendin, politikë e rrezikshme e cila sapo ka zënë të ngre kokë.

Problemi me Serbinë nuk mbyllet me zgjidhje parciale, qofshin ato edhe fitore simbolike si kjo e referendumit. Prandaj, dialogu me Serbinë, si një proces i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse është prioritet dhe urgjencë. Një marrëveshje e tillë është thelbësore dhe e domosdoshme, sepse vetëm ashtu zgjidhen, në pako, të gjitha çështjet e veçanta të interest të ndërsjellë. Duhet përseritur këtu se çdo zvarritje e mëtejme e marrëveshjes me Serbinë mbanë peng stabilitetin afatgjatë të Kosovës dhe konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë përmes rrumbullakësimit të subjektivitetit të saj, deri në antarësim të plotë në NATO, BE dhe OKB!

Duhet komunikim dhe koordinim sistematik me Administratën e re amerikane të Presidentit Biden, me Brukselin, Berlinin, Londën, Parisin Romën, si dhe shumë vende tjera aleate, të vullnetshme për të ndihmuar. Levat për arritjen e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete janë te këta aleatë dhe miq. Pra, qeveria e Kosovës duhet të harmonizojë politikat dhe interesat e saj me poltikat e partnerëve tonë në Ballkan dhe interesat e tyre.

Mos e dërgoni Kosovën në klub me Palestinën.

Kosova, sot ka nevojë, mbase më shumë e kurrë më parë që nga lufta, për bashkëpunim, koordinim, bashkërendim dhe marrëveshje me aleatët dhe miqët e saj!

Skender Hyseni

 

Të ngjashme
Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë