I akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitit dënohet me burg të përjetshëm

I akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitit dënohet me burg të përjetshëm

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitaj. Ky dënim erdhi pas kthimit të rastit në rigjykim. Personi në fjalë akuzohej se me 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore e ka privuar nga […]

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitaj.

Ky dënim erdhi pas kthimit të rastit në rigjykim. Personi në fjalë akuzohej se me 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta tani të ndjerën Donjeta Pajazitaj, transmeton Klan Kosova.

“Të pandehurin N.P., gjykata e ka shpallë fajtor dhe i ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm. Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues konfiskimi i armëve dhe fishekëve dhe është urdhëruar shkatërrimi i tyre”, shkruan në komunikatën e Gjykatës.

“Me datë 9 nëntor 2015 në Bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan, pikërisht në vendin e quajtur te ‘Kroni i Lajthisë’, i pandehuri, duke qenë edhe më parë i dënuar për vepër penale të vrasjes së rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta viktimën D.P., me çka ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje”.

“Gjykata deri te kjo gjendje faktike erdhi pas nxjerrjes së provave të reja që kanë munguar më parë dhe se këto prova të reja në lidhshmëri me prova të tjera e dëshmojnë se i akuzuari e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”.

Të ngjashme
Çmimet e naftës bien pas nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimet e naftës bien pas nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Rama thumbon protestuesit: Flamingot duhet ta dinë se janë të keqinformuar nga sorrat dhe korbat

Rama thumbon protestuesit: Flamingot duhet ta dinë se janë të keqinformuar nga sorrat dhe korbat

Kosova mëson kundërshtarin në ‘play-off’-in për Kupën e Botës 2027

Kosova mëson kundërshtarin në ‘play-off’-in për Kupën e Botës 2027

Aksion i madh Polici-Prokurori-AKI: Kapen 60 kg drogë, 4 të arrestuar

Aksion i madh Polici-Prokurori-AKI: Kapen 60 kg drogë, 4 të arrestuar

Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit

Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet tek Fenerbahçe – e konfirmon klubi turk

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet tek Fenerbahçe – e konfirmon klubi turk

Marrëveshja e Trumpit me Iranin dhe Marrëveshja Bërthamore e vitit 2015: Çfarë ndryshon këtë herë?

Marrëveshja e Trumpit me Iranin dhe Marrëveshja Bërthamore e vitit 2015: Çfarë ndryshon këtë herë?

Momente paniku në Vlorë: Parashutisti bie në det, shpëtohet nga dy pushues

Momente paniku në Vlorë: Parashutisti bie në det, shpëtohet nga dy pushues

Mbi 14 mijë raste të dyshuara për punë në të zezë zbulohen në Zvicër

Mbi 14 mijë raste të dyshuara për punë në të zezë zbulohen në Zvicër

Një i burgosur vdes në Qendrën Korrektuese të Dubravës, dyshohet për vetëvarje

Një i burgosur vdes në Qendrën Korrektuese të Dubravës, dyshohet për vetëvarje

RENEA gjen trupin e Eglant Koçit në fshatin Cerujë, dyshohet se u vra nga shoku i tij

RENEA gjen trupin e Eglant Koçit në fshatin Cerujë, dyshohet se u vra nga shoku i tij

Biznesmeni Rrustem Rukolli në shoqëri me djalin e komandantit legjendar në Prekaz

Biznesmeni Rrustem Rukolli në shoqëri me djalin e komandantit legjendar në Prekaz

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s

Rutte: Kosova është partner i rëndësishëm i NATO-s